LAJMI I FUNDIT:

Disa qytete në Gjermani kërkojnë t’i marrin fëmijët refugjatë nga Greqia

Disa qytete në Gjermani kërkojnë t’i marrin fëmijët refugjatë nga Greqia

Kryetarët e disa bashkësive në shtatë qytete gjermane u zotuan me qeverinë për të drejtën për të mirëpritur refugjatët e mitur nga Greqia. Masa vjen pasi parlamenti federal kundërshtoi një mocion për të pranuar të mitur nga kampet greke të refugjatëve.

Një letër lutje e nënshkruar nga kryetarët e shtatë qyteteve gjermane i ka bërë thirrje qeverisë federale të lejojë qytetet të pranojnë migrantë të mitur nga kampe refugjatësh në Greqi.


Kryetarët e bashkive të Këlnit, Düsseldorf, Potsdam, Hanover, Freiburg, Rottenburg dhe Frankfurt (Oder), si dhe ministri i brendshëm i Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius, nënshkruan apelin. Pranimi erdhi dy ditë pasi Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit në Gjermani, kundërshtoi një mocion për të pranuar mijëra azilkërkues të mitur nga kampet greke të refugjatëve, transmeton Telegrafi.

Letra theksoi se rreth 140 qytete të vogla gjermane tashmë kanë deklaruar veten “strehë të sigurt” dhe duan të ndihmojnë refugjatët. Kryetarët e bashkive kërkojnë që qeveria të krijojë rrugë të ligjshme menjëherë për t’i lejuar këto qytete të strehojnë refugjatë.

Sipas deklaratës, një rrjet prej 130 qyteteve dhe komuniteteve në Gjermani, si dhe bashki të tjera gjermane kanë deklaruar tashmë gatishmërinë e tyre “që menjëherë të pranojnë deri në 500 të mitur të pashoqëruar nën moshën 14-vjeç”.

Qytetet do t’i jepnin përparësi “fëmijëve, prindërit e të cilëve në shumë raste nuk janë më të gjallë dhe që janë vetëm në kampet e refugjatëve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori