Profesioni i policit, në masë të madhe është paragjykuar si profesion i burrave, kryesisht për shkak të rrezikshmërisë që bart. Mirëpo, në Kosovë, gratë kanë treguar interesim për të ushtruar detyrën e policës që nga themelimi i këtij institucioni, pas përfundimit të luftës. Një numër i grave ishin përcaktuar të bëjnë punën e polices qysh në fillimet e themelimit të Shërbimit të Policisë së Kosovës. Interesimi i tyre ka shënuar rritje sidomos pas pavarësisë së Kosovës dhe vlerësimit si një nga institucionet më të besueshme në Kosovë. Kujtojmë se nga Policia e Kosovës kishte dalë edhe një presidente e shtetit, Atifete Jahjaga, e cila ishte po ashtu gruaja me pozitën më të lartë policore.
Për përfshirjen e grave në institucionet e sigurisë ka folur kryetarja e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Teuta Nimani. Ajo në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur për qëllimet e shoqatës, sfidat që i hasin gjatë punës e shumë çka tjetër.
Ajo bëri të ditur se Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës është themeluar në vitin 2013, dhe se kjo shoqatë është organizatë joqeveritare, jo profitabile dhe që gjithashtu ka strategjinë dhe planin e veprimit 2019-2021.
“Qëllimi i shoqatës është: Fuqizimi i rolit dhe pozitës së gruas në Policinë e Kosovës; Ngritja e vetëdijes dhe adresimi i çështjeve që prekin gratë në kuadër të Policisë së Kosovës; Promovimi dhe ndihma në zbatimin e parimeve të barazisë dhe jo diskriminimit në Policinë e Kosovës; Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i të gjitha grave në Policinë e Kosovës; Zhvillimi dhe pjesëmarrja në rrjetet profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Për të arritur qëllimet tona ne kemi bashkëpunim me organet qeveritare dhe joqeveritare dhe agjensionet tjera”, ka thënë Nimani gjatë intervistës.
Kryetarja Nimani, për Telegrafin ka treguar për sfidat që i hasin gjatë punës.
“Duke marrë parasysh se vetë uniforma është punë që të sfidon, dhe për faktin që jam Shef i Operatives Rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, specifikat që i ka pozita ime, nuk është aspak e lehtë të menaxhohet, mirëpo motivi im më bënë aq të fortë duke e ditur që jam në shërbim të vendit tim e mbi të gjitha në funksion të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët që jetojnë në Republikën e Kosovës pa dallim. Paralel me punën time primare gjithashtu jam kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, punë te cilën e bëj në baza vullnetare, pozitë kjo e cila më është besuar që nga zgjedhjet e vitit të kaluar. Siç e ceka më lartë edhe kjo pozitë ka specifikat e veta për faktin që është punë në të cilën nevojitet përkushtim maksimal krahas kërkesave që paraqitën në baza ditore. Punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizojmë të gjitha objektivat e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, mirëpo kur ke motiv, je i paanshëm, transparent, profesional dhe vendimmarrës çdo sfidë mund të tejkalohet. Puna e policisë është shumë sfidues, gruaja ka rol kyç si në polici ashtu edhe në shoqatë, është e përfshirë në të gjitha nivelet e vendimmarrësja, për as një moment nuk vlerësoj se është e anashkaluar, përkundrazi ka përkrahje të madhe nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Nimani për Telegrafin.
Kurse sa i përket përfshirjes së grave në aksione më të rrezikshme të Policisë së Kosovës, ajo bëri të ditur se gratë janë të përgatitura për tu ballafaquar me të gjitha situatat.
“Gratë në PK janë të afta dhe të përgatitura të ballafaqohen me të gjitha sfidat dhe deri tani janë dëshmuar se mund të kryejnë me profesionalizëm dhe kompetencë të gjitha detyrat dhe përgjegjësit që i parasheh ligji dhe bien në fushëveprimin e Policisë së Kosovës”, deklaroi ajo.
Nimani bëri të ditur se në Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovë, janë mbi 850 anëtare.
E pyetur se sa është e kënaqur me përfshirjen e grave në institucionet e sigurisë, Nimani tha se mbetën të përkushtuara që të inkurajojnë sa më shumë gratë të përfshihen në këto institucione.
“Ne jemi plotësisht të përkushtuara të inkurajojmë femrat në përgjithësi që të iu bashkangjitën institucioneve të sigurisë, sepse roli i femrës është i pazëvendësueshëm. PK ka zhvilluar gjithnjë politika afirmative në funksion të inkurajimit të femrave për të qenë pjesë e këtij institucioni dhe në këtë drejtim rol kyç ka pasur dhe ka SHGPK. Megjithëse, vërehet një rritje e përfaqësimit te gruas nëpër institucionet e sigurisë unë mendoj që ky përfaqësim duhet të vazhdoj me një intensitet edhe më të madh në të ardhmen”, është shprehur kryetarja Nimani.
Në fund të intervistës, Nimani tha se shërbimi për qytetarët e vendit në uniformen e shtetit është një privilegj i jashtëzakonshëm, në veçanti për gratë.
Ajo dha edhe një mesazh për të gjithë femrat që duan t’i bashkangjitën Policisë së Kosovës.
“Inkurajoj femrat që të iu bashkangjitën institucionit të Policisë së Kosovës, sepse me përfaqësimin dhe pjesëmarrjen më të gjerë të femrës në PK, do të kemi një familje më të sigurt, shoqëri më të avancuar dhe shtet edhe me të fort. Nga përvoja ime vlerësoj se gjithnjë kur jeni nën uniformën e Policisë ju bartni me vete vlera të larta, keni guxim, jeni të përgjegjshme dhe gjithnjë do të ndiheni krenare se jeni në shërbim të qytetarëve, mbajtje të rendit publik dhe në zbatim të ligjit në shtetin tuaj”./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje