LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk ka vend për panik, por shmangni tubimet e mëdha si parandalim për Coronavirusin

Ahmeti: Nuk ka vend për panik, por shmangni tubimet e mëdha si parandalim për Coronavirusin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se nuk ka vend për panik, megjithatë sipas tij është mirë që si Kosovë që nga tani të suspendohen tubimet e mëdha publike si parandalim, e jo më vonë si reaksion kundër Coronvirusit.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të Coronavirusit dhe kjo sipas tij, do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.

“Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të Corona virusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara. Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste. Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion. Nuk ka vend për panikë, vetëm se ka hapësirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova”, shkruan Ahmeti.


Për një muaj u testuan 53 të dyshuar për coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Për një muaj u testuan 53 të dyshuar për coronavirus në Kosovë

Në Kosovë nga data 08.02 deri me 05.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 53 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndryshe, tashmë në tërë rajonin me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë janë konfirmuar rastet e para me Coronavirus.

Raste me Coronavirus janë konfirmuar në Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Greqi, Itali etj. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori