LAJMI I FUNDIT:

Lëpiu akulloren dhe e ktheu në frigoriferin e marketit, përfundon në burg i riu nga Teksasi

Lëpiu akulloren dhe e ktheu në frigoriferin e marketit, përfundon në burg i riu nga Teksasi

Një burrë në Teksas i cili është filmuar duke lëpirë akulloren që më pas e kthen në frigoriferin e marketit, është dënuar me 30 ditë burgim.

Videoja e Dadrien Anderson ka përfunduar në rrjetet sociale. Ai është filmuar duke nxjerrë një kuti me akullore nga frigoriferi i marketit – që më pas e lëpin dhe e kthen në frigorifer,  transmeton Telegrafi.

Por përveç dënimit me burgim, ai duhet të paguaj edhe një dënim prej njëmijë dollarëve si dhe 1.565 tjera kompanisë që prodhon atë akullore.


E gjitha ndodhi në korrik në Port Artur, rreth 150 kilometra larg Teksasit. Megjithatë Anderson dhe babai i tij më pas ishin kthyer në market, për t’ia treguar punonjësve faturën që dëshmon se e kishin blerë akulloren e lëpirë.

Por pavarësisht kësaj, kompania që e prodhon këtë akullore i ka tërhequr nga tregu të gjitha akulloret, si preventivë pasi që nuk e dinte se sa tjera mund t’i ketë lëpirë ai.

Kjo i kushtoi Andersonit 1.565 dollarë, ndërsa më vonë ka pranuar se vërtetë e kishte bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/