LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Telekomin e Kosovës

Bastisje në Telekomin e Kosovës
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në  Telekomin e Kosovës.

Burime të Telegrafit kanë thënë se bastisja është duke u kryer nga ana e hetuesve të task forcës kundër korrupsionit.

 Ndërkaq Menduh Abazi, zëdhënës në Telekomin e Kosovës ka thënë për Telegrafin se në momentin që Telekomi ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin.


“Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom i Kosovës i kemi thënë  organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, tha Abazi.

Abazi pas bastisjes së Telekomit nga Policia: Dëmi nga mashtrimi që i është bërë kompanisë është mbi 100 mijë euro
Lexo po ashtu Abazi pas bastisjes së Telekomit nga Policia: Dëmi nga mashtrimi që i është bërë kompanisë është mbi 100 mijë euro

Ndryshe edhe Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se policia bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor.

“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatë kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori