Sikur në ciklet e kaluara zgjedhore, edhe në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, temat etnike kanë nisur të dominojnë aktivitetet e partive politike.
Ndërrimi i emrave disa shkollave në Çair të Shkupit, pikërisht në prag të zgjidhjeve, ka nxitur polemika mes partive si për procedurën ashtu edhe për emrat e rinj nga maqedonas në shqiptarë, por polemikat janë përqendruar edhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Lidhja Socialdemokrate (LSDM) fillimisht kishte shprehur rezerva për ndërrimin emrave, por më pas ka pranuar se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin. Megjithatë, OBRM-PDUKM-ja opozitare ka kundërshtuar fuqishëm duke akuzuar për shkelje të procedurave me elementare dhe anashkalimin e këshilltarëve maqedonas në atë komunë që është me shumicë shqiptare.
Ndërkohë, edhe pse bashkërisht e kanë miratuar Ligjin për gjuhët, LSDM-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që janë pjesë e qeverisë aktuale, kanë shkëmbyer akuza nëse duhet ose jo që tabelat e disa institucioneve në zonat me popullatë shumicë maqedonase duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.
OBRM-PDUKM-ja opozitare, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë pasur përplasje për një koalicion që partia e Zoran Zaevit ka arritur me një parti shqiptare, Lëvizjen Besa, që shënon edhe koalicionin e parë parazgjedhor mes një partie shqiptare dhe një maqedonase.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pak para arritjes së koalicionit tha se partia që drejton më nuk është maqedonase.
“Ne nuk jemi për parti maqedonase, por parti shumetnike me trup votues të dominuar nga maqedonasit. Ne angazhohemi për shtet dhe shoqëri të përbashkët, ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit” ka deklaruar Zaev.
Kjo deklaratë e Zaevit nxiti reagime nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e cila tani proklamohet si parti që do të jetë mbrojtëse e popullit maqedon.
“Nuk mund të sjell ndonjë konkluzion logjik se si është e mundur që njeriu të turpërohet nga prejardhja e tij dhe të presë që etnitetet tjera do ta respektojnë më shumë. OBRM-PDUKM-ja mbetet partia maqedonase e cila ka qenë dhe mbetet mbrojtëse e popullit maqedon dhe e qytetarëve të këtij shteti”, ka deklaruar Hristijan Mickovski, kryetar iOBRM-PDUKM-së.
Por, në anën tjetër edhe Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se do të jetë mbrojtëse e shqiptarëve, teksa kjo parti kritikon koalicionin parazgjedhor ndërmjet LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.
“Kjo aleancë është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare, por para se gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Megjithatë, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në disa prononcime ka kërkuar që në zgjedhje të fitojë 61 deputet, aq sa nevojiten për të formuar qeverinë, që të mos kushtëzohet nga partitë tjera, duke aluduar në BDI-në, e cila në anën tjetër fushatën e ka përqendruar në çështje etnike.
Njohësit e çështjeve politike thonë se çështjet ndëretnike, sikur edhe çdo polarizim, gjithmonë nxiten para zgjedhjeve sepse partitë besojnë se kjo është mënyra më e mirë që të mund të fitojnë vota.
Por, Aleksandar Kërhzalovski nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, thotë se kësaj radhe mund të ketë ndryshim në qasjen e partive, në veçanti te LSDM-ja pas deklarimit se është parti shumetnike.
“Veçanërisht BDI dhe OBRM-PDUKM-ja do të jenë aktive me përplasjet mbi baza etnike për të homogjenizuar dhe për të marrë vota, do të thotë për të ngritur tensione për të demonstruar se këto parti janë mbrojtëse të Maqedonisë ose shqiptarëve. Megjithëse tani kemi një element të rëndësishëm, çështja është nëse dhe si do të ndikojë në këto zgjedhje qëndrimi i LSDM-së që në zgjedhje të marrë pjesë në koalicion me një parti shqiptare, Lëvizjen Besa. Tani, nëse LSDM do të përhapte multietnicitetin, atëherë OBRM-PDUKM dhe BDI do të vazhdonin me fushatën e monoetnicitetit ”, thotë Kërhzalovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!