Vetëm një rast i konfirmuar me coronavirus në Maqedoni, epidemiologët sugjerojnë të mos ketë tubime edhe shtatë ditë
Në vend deri më tani mbetet vetëm një paciente e sëmurë me coronavirus. Rastet e fundit me dy shtetasit e huaj janë negativë, por sugjerimi i epidemiologëve është që të vazhdohet rekomandimi edhe një javë për mosmbajtjen e tubimeve masive publike dhe ndeshjeve sportive pa publik.
Nga Ministria e Shëndetësisë dje dolën me informatë se testimet tek dy shtetasit e huaj, njëri nga Singapori dhe tjetri nga Australia, janë negative. Pas paraqitjes nga hoteli në të cilin qëndronin në qendrën e Shkupit, epidemiologët nga Qendra për shëndet publik morën kampione për testim në dhomën e tyre të hotelit. Ata do të dërgohen në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile për trajtim të përshtatshëm për diagnozën. Dy shtetasit e huaj mbetën të izoluar në dhomën e hotelit deri sa u morën rezultatet.
Test kontrollues dje është bërë edhe mbi të vetmen paciente të sëmurë nga coronavirusi, si dhe ndaj vajzës së saj.
“Testi i pacientes është negativ në coronavirus, që do të thotë që po bie infektimi i saj, por në përputhje me procedurën, do të përsëritet për 48 orë. Në Kovid-19 është negative edhe vajza e saj, informojnë nga Ministria.
Pas paraqitjes së coronavirusit në Itali, vendi i ka ngritur masat parandaluese në nivel më të lartë, ndërsa çdo ditë takohet edhe Komiteti për sëmundje infektive dhe Komisioni për monitorimin dhe informimin për situatën me coronavirusin. Rekomandimi i tyre i fundit është të vazhdohet rekomandimi për të mos mbajtur tubime masive dhe gara sportive, për të cilat qeveria do të duhet të diskutojë në seancë nesër.
Përveç masave parandaluese të zbatuara në aeroporte dhe në vendkalimet kufitare në vend dhe rekomandimet për qytetarët, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë udhëtarët e huaj do të marrin mesazhe me rekomandimin për të thirrur në numrin e telefonit të Institutit të Shëndetit Publik, nëse kanë simptoma të virusit.
Sipas informatave që dje në pres-konferencë i dha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke iu referua konsullatës tonë në Itali, ekziston një interes i rritur për kthimin e qytetarëve tanë në vend. Po bëhen përpjekje që kjo të bëhet në mënyrë të organizuar në mënyrë që të fitohet një pasqyrë më e mirë për situatën.
Në Evropë, numri i rasteve të coronavirusit po rritet dita ditës. Informacionet e fundit që dje i plasoi ministri Filipçe, tregojnë se deri tani janë prekur 4.250 persona, që është 1.000 më shumë se një ditë më parë.
Varësisht zhvillimit të situatës, siç njoftoi Filipçe dje, do të shqyrtohen masa mbrojtëse edhe më rigoroze.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës