LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora, Adele dhe Mabel listohen në mesin e 100 femrave më me ndikim në muzikë që po e ndryshojnë industrinë për të mirë

Rita Ora, Adele dhe Mabel listohen në mesin e 100 femrave më me ndikim në muzikë që po e ndryshojnë industrinë për të mirë
Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtaret e famshme si: Adele, Mabel dhe Rita Ora janë emëruar në një listë të 100 femrave më me ndikim në muzikë që po “ndryshojnë” industrinë.

Anëtaret e grupit “Spice Girls” u përfshinë gjithashtu në listën e Shoqatës së të Drejtave të Performimit për Muzikën pasi turneu në stadium i grupit të vajzave fitoi më shumë se 60 milionë dollarë, thuhet sipas organizatës, shkruan IrishNews.

Grafiku i PRS, “100 Women Change Change Music”, i cili përfshin gratë që janë anëtare të shoqërisë së honorareve muzikore, është lëshuar përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave të dielën (8 mars).


Këngëtarja shqiptare Rita Ora në mesi e 100 femrave më me ndikim në muzikë që po e ndryshojnë industrinë (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu në listë janë paraqitur edhe artistet tjera si: Lily Allen, KT Tunstall, Jorja Smith, Ellie Goulding, Charli XCX dhe Annie Lennox.

PRS for Music tha në raport që pati një rritje prej 60 për qind nga viti në vit në femrat që iu bashkuan organizatës vitin e kaluar. Nga ato që iu bashkuan, 63 për qind ishin nën moshën 30 vjeçare.

Rita Ora shpeshton paraqitjet me maskë, merr masa serioze për mbrojtjen ndaj coronavirusit
Lexo po ashtu Rita Ora shpeshton paraqitjet me maskë, merr masa serioze për mbrojtjen ndaj coronavirusit

Sidoqoftë, anëtarësia e organizatës mbetet shumë e përqendruar ndaj burrave, me vetëm 18.4 për qind të anëtarëve të saj që identifikohen si femra.

Claire Jarvis, drejtori i anëtarësimit në PRS for Music, tha: “Ndërsa është inkurajuese të shohësh një rritje të këngëtarëve dhe kompozitorëve femra që bashkohen në PRS for Music, ky numër është akoma në rritje me rreth 5,580 kantautorë meshkuj që i bashkohen organizatës në të njëjtin vit, që do të thotë se ka ende shumë punë për të bërë”.

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

“Ndërsa industria e muzikës punon së bashku drejt një ekuilibri gjinor më të barabartë në çdo aspekt të peizazhit të saj, ne do të vazhdojmë të punojmë me anëtarët tanë, bashkëmoshatarët dhe organizatat motra për të inkurajuar dhe mbështetur kantautorët dhe kompozitorët nga çdo sfond”.

PRS for Music gjithashtu pretendon se 10 këngëtarët dhe kompozitorët më të mira femra në Mbretërinë e Bashkuar “gjeneruan 67 për qind më pak të ardhura nga muzika e tyre duke u përdorur në krahasim me 10 homologët e tyre më të mirë meshkuj”.

Femrat “në krye të fushës së tyre marrin më pak mundësi se burrat që muzika e tyre të dëgjohet dhe interpretohet”, shtoi organizata.

PRS for Music përfaqëson më shumë se 145.500 kantautorë, kompozitorë dhe botues të muzikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Magazina
Kalo në kategori