Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskursin e ditëve të fundit rreth tarifës që Republika e Kosovës i ka vendosur dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Barrierat tarifore që shtetet e këtij rajoni i vendosin njëra tjetrës, pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, e rrjedhimisht ngadalësojnë avancimin e rrugëtimit të tyre euro-atlantik. Në këtë aspekt shfuqizimi pa kushte i vendimit për tarifën në përputhje me kërkesën e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane, si dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, është i një rëndësie imperative, si dhe dëshmi e përkushtimit për marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.
Oda Amerikane më tej ka rikujtuar institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe hisedarët e tjerë politik e shoqëror se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës, përmes investimeve të vazhdueshme për fuqizimin e ekonomisë, drejtësisë, qeverisjes demokratike dhe mbrojtjes e sigurisë.
“Një numër i kompanive amerikane kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik të vendit në sektorë si ndërtimtaria dhe patundshmëria, energjia, shëndetësia, dhe teknologjia e informacionit. Në anën tjetër, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ofron Kosovës mbështetje direkte përmes Agjencisë së saj për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si dhe Fondacionit të Sfidave të Mijëvjeqarit (MCC), ndërsa prodhuesit nga Kosova kanë mundësinë të eksportojnë mbi 3,500 produkte pa doganë në Shtetet e Bashkuara përmes Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP). Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuesi më i madh në forcat e KFOR-it, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe liri për qytetarët e Kosovës, e që rrjedhimisht është edhe garanci e stabilitetit dhe sigurisë për investitorët e huaj. Në anën tjetër, Garda Nacionale e Ioëas vazhdon të ofrojë mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit afatgjatë, duke ndihmuar Kosovën të kontribuojë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet më tej në njoftim.
Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane përsërit qëndrimin e saj për mbështetjen e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e linjës ajrore, hekurudhore si dhe për investimet në infrastrukturën rrugore, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur besimin e fuqishëm se heqja e tarifës hap rrugën për një marrëveshje përfundimtare të paqes që do të rezultonte në njohje reciproke, tregti pa barriera dhe fuqizim të lidhjeve ekonomike, të cilat në anën tjetër do të përmirësonin perceptimin për të dy shtetet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës