Ende pa filluar zyrtarisht fushata, partitë në garë me premtime në Maqedoninë e Veriut
Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, partitë kanë nisur të prezantojnë idetë e tyre, lidhur me investimet kapitale.
Sipas ekspertëve, këto premtime partitë po i bëjnë pa bërë paraprakisht një analizë të mirëfilltë rreth kostos së realizimit të këtyre premtimeve.
Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, do të investojë dy miliardë euro në infrastrukturë.
Ndërkaq, Lidhja Socialdemokrate (LSDM) është kundërpërgjigjur duke thënë se në tre vjetët e qeverisjes, shumë energji është harxhuar në sanimin, e siç ka thënë kjo parti, të dëmeve të shkaktuara nga qeverisja prej më shumë se një dekade të VMRO-së. Sipas LSDM-së, në më pak se tri vjet, janë ndërtuar dhe rehabilituar më shumë se 750 mijë kilometra rrugë.
Ndërkaq, partitë shqiptare janë të fokusuara në realizimin e autostradës që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën si dhe shpërndarjen e barabartë të mjeteve për investimet në infrastrukturë në zonat e banuara me shqiptarë.
Analisti Isen Saliu, thotë për “Radion Evropa e Lirë”, se kësaj radhe partitë politike duhet ta kenë të qartë se votuesit presin prezantim të projekteve konkrete. Ai thotë se partitë nuk duhet që të akuzojnë njëra-tjetrën, pasi sipas tij, kjo mund të ketë efekt negativ tek elektorati.
“Është e rëndësishme që subjektet që marrin pjesë në garën zgjedhore t’i kushtojnë vëmendje prezantimit të projekteve origjinale, të cilat mund të realizohen me fondet e Bashkimit Evropian. Kam përshtypjen se këtij segmenti shumë të rëndësishëm nuk i kushtohet vëmendja e merituar gjatë fushatës zgjedhore edhe pse Brukseli ofron miliona euro për realizimin e tyre”, thotë Saliu.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në mungesë të ofrimit të projekteve konkrete, që do të përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve, partitë po e shfrytëzojnë këtë periudhë para nisjes së fushatës, që të shkëmbejnë akuza.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se sistemi i drejtësisë mbetet ‘fushëbeteja’ e subjekteve politike edhe gjatë këtyre zgjedhjeve të parakohshme, që janë caktuar të mbahen më 12 prill.
“Për fat të keq, qytetarëve nuk u ofrohet asgjë konkrete, pos që të zgjedhin në mes të asaj që është e keqe ose më pak e keqe, opsion të tretë nuk ka. Përderisa mbetet i padukshëm përparimi në sistemin e drejtësisë edhe në këto zgjedhje në fokus do të mbetet mosndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. Votuesit në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht do të duhet të vendosin mes atyre që janë më pak ose më shumë të zhytur në korrupsion”, thotë Ivanovski.
Agjencitë që bëjnë matje të opinionit publik, thonë se dy partitë më të mëdha maqedonase, mezi arrijnë 20 për qind besueshmëri tek elektorati, si pasojë e polemikave të shumta në këtë periudhë parazgjedhore./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtënat në Çair, OBRM-PDUKM: LSDM krijoi banda kriminale në kryeqytet
Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve
Kurti takon ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu, diskutojnë për progresin ekonomik dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit