Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar edhe disa detaje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih gjatë muajit të kaluar, ku ndër pjesëmarrësit ishte edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.
Në një intervistë për ‘Foreign Policy’, Vuçiq tha se nuk ka pasë një takim të mirëfilltë me Kurtin, por një takim publik.
Udhëheqësi serb Kurtin e ka konsideruar edhe si ‘filozofin më të mirë të botës’, kur sipas Vuçiqit, ky kishte thënë diçka kundër tij.
“Epo, nuk ishte një diskutim i vërtetë. Ishte një takim publik dhe më pas Kurti donte të thoshte diçka jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Thaçit. Dhe unë thashë: ‘Mirë, ju jeni si Hegeli, filozofi më i mirë i botës. Ju dini gjithçka’. Dhe ky është fundi i tregimit. Asgjë e mirë, racionale dhe asgjë e dobishme për procesin”, tha Vuçiq, njofton Klan Kosova.
Vuçiq ndër të tjera në këtë intervistë ka thënë se shpreson që Kosova të revokojë taksën. Por, ai beson se këtë shteti kosovar do ta bëjë vetëm me presion të Amerikës, pasi Vuçiq mendon se ndryshe nuk do të hiqej kurrë.
“Unë mendoj se çështja më e rëndësishme është të vendosim, siç diskutuam me palën amerikane, linja të fluturimeve më të mira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të përqendrohemi në gjithçka që kemi arritur tashmë përmes procesit tonë të bisedimeve nën kujdesin e BE-së gjithashtu. Unë nuk shoh sesi të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka thënë Vuçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City