LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut së shpejti do të anëtarësohet në NATO

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut së shpejti do të anëtarësohet në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë për shtyp me kryetarin e Kroacisë, Zoran Milanoviq sot në Zagreb tha se “Maqedonia për disa javë do të anëtarësohet në NATO”.

Stoltenberg gjithashtu falënderoi Kroacinë që mbështet politikën e zgjerimit.


“Përshëndesim faktin se Kroacia është ithtare e fortë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe së shpejti, brenda disa javësh, Maqedonia e veriut do të jetë anëtarja e 30-të”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, pas ndryshimit të emrit, Maqedonia çbllokoi anëtarësimin në NATO dhe tani pritet vetëm ratifikimi në Kuvendin spanjoll në mënyrë që vend të bëhet zyrtarisht anëtare e 30-të e NATO-s./Telegrafi/