LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i kryeministrit Kurti: O’Brien dhe Grenell nuk deklaruan se SHBA do t’i tërheq trupat ushtarake nga Kosova

Këshilltari i kryeministrit Kurti: O’Brien dhe Grenell nuk deklaruan se SHBA do t’i tërheq trupat ushtarake nga Kosova

Erzen Vraniqi, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, ka mohuar zërat se gjatë bisedës telefonike të Kurtit me Robert O’Brien, këshilltar i presidentit Donald Trump për Siguri Kombëtare dhe Richard Grenell, emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, i është thënë se  SHBA po e shqyrton prezencën ushtarake në Kosovë ose që do të ndalin ndihmat ekonomike.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë”, ka thënë Vraniqi, përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.


Reagimi i Vraniqit vjen pasi një medie raportoi se gjatë bisedës telefonike, për shkak të qëndrimeve të Kurtit për tarifën, O’Brien i ka thënë atij se SHBA-ja po e shqyrton prezencën e vet ushtarake në Kosovë dhe vazhdimin e investimeve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori