LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në gjykim rasti i gjashtë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare më ATK, njërit nga të akuzuarve i vërtetohet dënimi

Rikthehet në gjykim rasti i gjashtë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare më ATK, njërit nga të akuzuarve i vërtetohet dënimi

Gjykata e Apelit ka vendosur të kthej në rigjykim lëndën e shtatë të akuzuarve nga Gjykata Themelore për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

Këtë vendim e mori Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, sipas ankesave, në rastin e të akuzuarve  N.O., B.Sh., Sh.L., N.A., M.Y., A.K. dhe A.D.

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.02.2019, në pjesën liruese të tij, e ku të akuzuarit N.O., B.Sh., Sh.L., N.A., M.Y. dhe A.K. ishin liruar nga akuza për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, A.D  ishte liruar nga akuza për shkak të veprës penale legalizimi i përmbajtjes së rremë në vazhdimësi, si dhe ishte refuzuar kërkesa për konfiskim të pasurisë, të evidentuar sipas një urdhri ndalues afatgjatë, është prishur dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në RIGJYKIM”, thuhet në njoftimin për medie të Gjykatës.


Ndërsa pjesa fajësuese e këtij aktgjykimi,  sipas të cilës i akuzuari A.D. është shpallur fajtor për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, e për të cilat është dënuar më 1 viti e 8 muaj burgim dhe dënimin me gjobë në shumë prej 10.000 euro, si dhe është obliguar që palës së dëmtuar ATK-së, t’i kompensoj dëmin në shumë prej 53.807.46 euro, është vërtetuar.

“Gjykata e Apelit, duke vepruar sipas ankesës se prokurorit, por edhe sipas detyrës zyrtare  gjeti se aktgjykimi i ankimuar, sa i përket pjesës liruese është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.  Ndërkaq pretendimet ankimore të mbrojtjes lidhur më pjesën fajësuese, janë refuzuar si të pa bazuara në ligj”, thuhet në komunikatën e Gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori