Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka dhënë dëshminë e tij për rastin e veteranëve.
Haradinaj ka pohuar se i është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues, transmeton Telegrafi.
“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.
Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Propozimin për dëgjimin e Haradinajt, si dëshmitar në këtë proces gjyqësor e kishte dhënë mbrojtësi i të akuzuarit Shkumbin Demalijaj, avokati Arianit Koci, në seancën e 7 shkurtit të këtij viti.
Haradinaj, ishte paraparë që të dëshmonte në seancën e 21 shkurtit, por e cila ishte anuluar për shkaqe shëndetësore të gjykatëses Nushe Kuka-Mekaj, ndërsa Haradinaj nuk kishte marrë pjesë në seancën e 24 shkurtit, për të cilën seancë Kuka-Mekaj, kishte thënë se nuk ka prova se dëshmitari kishte pranuar ftesën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City