LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë së Qipros për herë të parë për vizitë në Shkup

Shefi i diplomacisë së Qipros për herë të parë për vizitë në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros Nikos Christodoulides, me ftesë të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, sot për herë të parë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga MPJ, ministri Nikos Christodoulides do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.

“Në takim parashihet që të flitet për bashkëpunimin dypalësh dhe gjendjen në rajon, sidomos për perspektivën euroatlantike, si dhe për mbështetjen e Qipros që ia jep Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.


Në fokus të bisedës do të jenë edhe mundësitë për zhvillimin e dialogut politik në periudhën që vjen./Telegrafi/