LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i NISMA-s: Shkarkimet që po bën Qeveria Kurti do ta pengojnë liberalizimin e vizave

Deputeti i NISMA-s: Shkarkimet që po bën Qeveria Kurti do ta pengojnë liberalizimin e vizave

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala ka thënë se Albin Kurti ende pa ardhur në qeveri u ka premtuar amerikanëve largimin e taksës.

Shala, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se amerikanët kanë respektuar qëndrimet e Haradinajt për taksën, derisa ishte kryeministër.


“Siç duket Kurti është zotuar para amerikanëve se do ta largojë taksën pasi të formohet qeveria e re. Kjo nuk ndodhi, dhe amerikanët nuk i duan njerëzit me dy fytyra”.

Deputeti i NISMA-s thotë se rrugët e Kurtit me Amerikën duket se janë ndarë, përcjell Telegrafi.

“Edhe në takimin e Mynihut Kurti nuk pati asnjë takim me amerikanët derisa partnerët e tij nga LDK dhe Presidenti po ashtu patën mjaft takime me zyrtarë të SHBA”.

Shala thotë se taksa do ta rrëzojë Qeverinë Kurti pasi sipas tij LDK nuk është e interesuar të qëndrojë në një qeveri që ka raporte të acaruara me SHBA-të.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane thotë se revanshi I Qeverisë Kurti ndaj ambasadorëve me qëllim të emëroj njerëzit e saj do ta pengojnë liberalizimin e vizave.

“Largimi i njerëzve nga puna dhe i ambasadorëve janë elemente që merren parasysh nga ndërkombëtare. Kjo parti nuk po e zhvillojnë shtetin por po tentojnë ta kapin”, tha Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori