Pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian, Shkupi pret hapjen e bisedimeve me BE-në
Institucionet e Maqedonisë së Veriut besojnë në marrjen e datës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian të hënën ka dhënë vlerësime pozitive për përparimin që ka bërë Shkupi në përmbushjen e reformave duke përsëritur rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, marrjen e një vendimi për datën e bazon në metodologjinë e re të zgjerimit që siç thotë tashmë po pranohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së ndërsa thekson edhe kushtet e kërkuara që sipas tij po përmbush vendi e që janë të domosdoshme për procesin e integrimit evropian.
“Nga informacionet që i kemi, raporti apo metodologjia e re po pranohet nga vendet anëtare pa asnjë vërejtje ndërsa po hiqet edhe dilema ndaj pjekurisë tonë për fillimin e bisedimeve. Kjo po konfirmohet me këtë raport se vendi mund të nis bisedimet e anëtarësimit, madje edhe me argumente shtesë që i kemi bërë”.
“Unë mendoj se me këto dy hapa qartë po hapet rruga për vendimin për nisjen e bisedimeve, në mars të vitit 2020 dhe me këtë po kthehet besimi i qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian në vend dhe rajon”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
Në raportin e Komisionit thuhet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë rritur përpjekjet e tyre duke treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore, andaj edhe rekomandon hapjen e negociatave të pranimit. Në rastin e Maqedonisë së Veriut veçohen reformat në gjyqësor dhe përkushtimi i institucioneve për të siguruar pavarësi në sundimin e shtetit ligjor.
Kryetari i LSDM-së në pushtet, ish kryeministri, Zoran Zaev thotë se raporti paraqet konfirmim për punën e bërë nga institucionet. “Pra, gjithçka që varej nga ne është kryer dhe raporti përçon mesazhin serioz se si shtet jemi të përkushtuar për të ecur në rrugën evropiane”, ka deklaruar Zaev duke i bërë thirrje BE-që që të mbajë premtimin për datën e bisedimeve.
“Dua t’i dërgoj një porosi qytetarëve evropian si dhe liderëve të tyre që të përmbushin premtimin e dhënë. Komisioni Evropian kreu punën që kishte për të bërë dhe tani duhet të përmbush premtimin kryesor. Ne nuk kërkojmë anëtarësim të menjëhershëm por tani 15 vjet po presin datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit”.
“Këtë ia premtuat popullit tonë dhe është koha që këtë ta përmbushni”, ka deklaruar Zaev duke numëruar reformat e bërë si miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike si dhe reformat tjera, themelimin e agjencisë e sigurisë kombëtare, por edhe angazhimin me intensitet të theksuar të komisionit shtetëror për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
OBRM-PDUKM-ja opozitare ka mirëpritur raportin, por për vonesat në procesin eurointegrues ka fajësuar LSDM-në dhe ish-kryeministrin, Zoran Zaev.
“Zoran Zaev dhe LSDM-ja, si dhe të gjithë zyrtarët e saj të përfshirë në krime në vitet e fundit, janë fajtorët kryesor që deri tani nuk kemi arritur të marrin datën për fillimin e negociatave. Ne kemi mbështetur të gjitha ligjet reformuese që ishin në të mirë të qytetarëve dhe që u kërkuan nga BE. Por, janë miratuar edhe shumë ligje tjera në kundërshtim me procedurat e nevojshme, siç është Ligji për Prokurorinë Publike, me të cilin Zaev synon të amnistohet nga krimet që ka bërë”, ka deklaruar zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.
Maqedonia e Veriut, datën për nisjen e bisedimeve e pret që nga viti 2005 kur kishte fituar statusin e shtetit kandidat, por kjo ishte bllokuar nga Greqia për shkak të kontestit të emrit, problem ky që është zgjidhur me marrëveshjen mes dy shteteve të arritur më 17 qershor të vitit 2018./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve