Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-së do të monitorojnë edhe këtë cikël zgjedhor. Misioni afatgjatë i tyre tashmë ka filluar kurse në ditën e zgjedhjeve, misionit do t’i bashkohen 250 vëzhgues afatshkurtër të procesit të votimit.
Shefja e misionit Tana De Zulueta, nuk komenton ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor për të cilat u tha se janë rekomandime të OSBE/ODIHR-së. Vlerësime për ndikimin e këtyre ndryshimeve dhe rekomandime të tjera shtesë, De Zulueta, tha se mund të presim në fund të procesit.
“Disa nga këto amendamente adresojnë rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-së, me asistencën të cilën ua kemi dhënë në fushën e legjislaturës. Do të shohim por është herët për të thënë nëse kjo mjafton. Siç përmenda, u miratuan vetëm disa nga rekomandimet”, tha Tana De Zulueta, shefe e misionit të OSBE/ODIHR-së.
OSBE/ODIHR-ja nuk jep vlerësim paraprak për pritshmëritë rreth procesit por vlerëson se fushata pritet të jetë mjaft aktive.
“Unë nuk mund t’ju them ose të dërgoj çfarëdo mesazhi tjetër përveç se të vazhdojmë me bashkëpunimin që kemi filluar, të dëgjojmë të gjitha palët në fushatën zgjedhore e cila premton të jetë shumë aktive dhe me kundërshtarë të fuqishëm. Ne i vëzhgojmë dhe do të sjellim përfundimet tona”, deklaroi Tana De Zulueta, shefe e misionit të OSBE/ODIHR-së.
Përfaqësuesit e ODIHR-së, deri në zgjedhje, do të zhvillojnë takime me pjesëmarrësit në zgjedhje dhe me institucionet kompetente. Misioni i vëzhgimit përfshin edhe punën e mediave. Përveç vëzhguesve ndërkombëtarë, procesi zgjedhor do të monitorohet edhe nga vëzhgues vendas./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtënat në Çair, OBRM-PDUKM: LSDM krijoi banda kriminale në kryeqytet
Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve
Kurti takon ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu, diskutojnë për progresin ekonomik dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit