LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të njohur në Ballkan, sot jemi në fund të pusit

Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të njohur në Ballkan, sot jemi në fund të pusit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, në një intervistë për T7 ka folur rreth gjendjes ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të njohur në Ballkan sa i përket anës ekonomike, ndërsa sot sipas tij “janë në fund të pusit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Thaçi tha se në vitin 2016 ka qenë situatë e rëndë kur shqiptarët e votuan LSDM-në.

“Kjo më e rënda që na ndodhi para 3 viteve, një sasi e konsiderueshme, jo shumë e madhe, por e konsiderueshme e shqiptarëve për herë të parë ndoshta në mënyrë më masovike, masive, votuan për një parti maqedonase në vitin 2016, dhe unë bisedoj tash çdo ditë me shqiptarët që kanë votuar për atë parti, pak më shumë me ata, se sa me ata që kanë votuar për partinë time dhe e shoh se ata këtë nuk e kanë bërë prej inatit, por janë 17 vite pushtet të Ali Ahmetit që nuk ka pasur asnjë zhvillim”.

“Ka pasur vetëm retorikë, folklor, romantikë, gjuha, flamuri kurse idarja e shqiptarëve është shkatërruar tërësisht. Po nisi, po të më lejosh me një fakt që e pranojnë gjeneratat e vjetra edhe ju nuk jeni bash gjeneratë e re, besoj ju kujtohet edhe juve se ne shqiptarët e Maqedonisë kemi qenë të njohur në Ballkan si më të fortit financiarisht, më të fuqishëm se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, dhe sot jemi në fund të pusit, jemi në gjendje shumë të rëndë, dhe vërtetë kemi ardhur, në kohën e vitit 2016 në zgjedhjet e kaluara u krijua një opinion i tillë që, kjo politika, çështja kombëtare, flamuri, gjuha, këto vërtetë nuk kanë vlerë aspak nëse idarja e popullit shkatërrohet te ai popull që përfaqësohet”, tha mes tjerash Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori