LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Pejë

foto arkiv
Foto: Ilustrim

Kulmi i një shtëpie është përfshirë nga zjarri, mbrëmë në rrugën “Sali Çeku” në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.


Është kontaktuar edhe njësiti i KEDS-it të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/