LAJMI I FUNDIT:

Qeveria franceze ndalon tubimet me mbi 5,000 njerëz, nga frika e coronavirusit banorëve iu kërkohet që të mos përqafohen gjatë takimeve

Qeveria franceze ndalon tubimet me mbi 5,000 njerëz, nga frika e coronavirusit banorëve iu kërkohet që të mos përqafohen gjatë takimeve

Banorëve të Francës iu është kërkuar të mos përqafohen kur takohen, si përpjekje që të ndalohet përhapja e coronavirusit.

Ministri i shëndetësisë, Olivier Veran u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin praktikën e puthjes ‘la bise’, kur njerëzit përqafohen në dy faqet, kur përshëndeten gjatë takimeve, transmeton Telegrafi.


“Rekomandohet shmangia e kontaktit fizik në masë të madhe, përfshirë edhe puthjet la bise. Virusi po qarkullon në territorin tonë dhe ne duhet ta ndalojmë përhapjen e tij”, ka thënë Veran.

Studimi i ri ka gjetur se coronavirusi mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut deri në nëntë ditë, temperatura e lartë dhe dezinfektuesit mund ta shkatërrojnë virusin
Lexo po ashtu Studimi i ri ka gjetur se coronavirusi mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut deri në nëntë ditë, temperatura e lartë dhe dezinfektuesit mund ta shkatërrojnë virusin

Në një konferencë për medie, Veran bëri të ditur se në Francë janë 73 të sëmurë me coronavirus, prej të cilëve 59 janë duke u trajtuar në spital. Deri më tani, nga kjo sëmundje në Francë kanë vdekur dy persona.

Franca reagon ndaj emergjencave në tri faza, ndërsa frika nga coronavirusi ka bërë që ky shtet të hyjë në fazën e dytë. Kjo përfshinë ndalimin e përkohshëm e tubimeve të njerëzve, në organizime ku mund të mblidhen mbi 5,000 njerëz.

Vendimi i ndalimit të këtyre tubimeve, ka bërë që të mos zhvillohet sot një maratonë në Paris, si dhe një organizim në një bregdet të Kanës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori