Këshilli i Komunës së Tetovës votoi vendimin, me të cilin qeverisja lokale do të ndajë fonde nga buxheti për rehabilitimin e rrugës lokale nga fshati Sushicë, Gostivar deri në deponinë Rusino.
“Komuna e Tetovës si pjesë e rajonit të planifikimit të Pollogut, në kuadër të projektit për administrim rajonal të mbeturinave përmes Deponisë Rusino, është e detyruar së bashku me komunat e tjera që ta bashkëfinancojnë projektin për rehabilitimin e rrugës. Tetova ndan dy milionë e 200 mijë denarë, ndërsa nga Byroja për Zhvillim Rajonal janë siguruar 16 milionë e 900 mijë denarë”, tha kryetari i Këshillit, Bekim Memeti.
Komunat nga rajoni i Pollogut vazhdojnë të mos gjejnë zgjidhje për problemin me mbeturinat. Përderisa në shumë vende të zhvilluara mbeturinat riciklohen dhe përdoren si energji elektrike, në Pollog mbeturinat hidhen nëpër deponi, ku edhe nuk ka qendra selektimi. Po ashtu edhe projekti për rregullimin e Deponisë Rusino ende nuk fillon të realizohet. Në Tetovë vendi i stacionit të ngarkim –shkarkimit është ndryshuar disa herë, fillimisht ishte vendosur afër stacionit hekurudhor, pastaj në hyrje të qytetit, rrugës për në Trebosh dhe së fundi rrugës për në fshatin Falisht.
Komunat e rajonit të Pollogut, në vitin 2013 vendosën që me mbeturinat të mos menaxhojë kompani nga jashtë dhe anuluan tenderin. Krerët e komunave në atë kohë vendosën që vet të rregullojnë këtë problem, edhe atë duke u munduar që të gjejnë zgjidhje afatgjate në Deponinë Rusino në Gostivar. Pas shtatë vitesh, ende nuk ka asnjë hap konkret. Gjithë këto vite, mbeturinat e Tetovës grumbullohen nëpër stacione për ngarkim – shkarkim dhe më pas dërgohet në deponinë Drislla në Shkup.
Që nga muaji maj i vitit 2015, banorët e fshatit Banjicë dhe fshatrave përreth kishin ndaluar hedhjen e mbeturinave në Rusino, për shkak të dëmeve që kishin pësuar pronat e tyre. Ata kishin kërkuar rregullimin e rrugës, izolimin e deponisë dhe ndalimin e ujërave nëntokësorë që dëmtojnë të mbjellat e tyre. Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë kanë bërë të ditur se pasi që mjetet janë ndarë dhe është ndërtuar rruga prej 2 kilometra e gjysmë, deri në maj të këtij viti pritet që edhe 2 kilometra tjerë të asfaltohen, dhe më pas mbeturinat të dërgohen në Rusino.
“Në muajin maj të vitit 2015, banorët e fshatrave që jetojnë afër Rusinos, për shkak të problemeve që kishin me mbeturinat, nuk lejonin që të dërgojmë atje të njëjtat. Më pas, në vitin 2016 na lejuan që vetëm gjatë natës të dërgojmë mbeturina. Më pas edhe kjo u pamundësua për shkak të mos përmbushjes së disa obligimeve në kohë, respektivisht ndërtimit të rrugës dhe izolimit të deponisë. Tashmë kemi informacione edhe nga ana e ekspertëve të Zvicrës që në muajin maj të këtij viti, pas rregullimit të rrugës, të fillohet me punë në këtë deponi dhe ne të fillojmë të dërgojmë mbeturina” tha Xhelal Ceka, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë.
Ai tha se humbet shumë kohë dhe ndërmarrja pëson dëme financiare pasi që mbeturinat fillimisht dërgohen nëpër stacione për ngarkim shkarkim dhe më pas në Deponinë Drislla në Shkup. Sipas tij, tashmë është në vijim e sipër procedura për regjistrimin e Ndërmarrjes Publike të komunave të Pollogut, e cila do të jetë një ndihmesë e madhe për ndërmarrjet tjera të komunave të Pollogut, pasi që ndërmarrja që themelohet do të menaxhojë Deponinë Rusino dhe atje do të hidhen mbeturinat e qytetit të Tetovës dhe të fshatrave përreth. Ndërtimi i rrugës dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse për në Deponinë Rusino ka qenë një nga kërkesat kryesore të banorëve të cilët nuk lejojnë hedhjen e mbeturinave më shumë se 5 vite. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite