Analisti politik Ramush Tahiri vlerëson se kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka fituar përvojën e pushtetarit dhe ai po sillet si në opozitë. “Ashtu siç kanë vepruar gjatë fushatës zgjedhore, dy partitë që kanë arritur koalicion qeverisës, nuk kanë harmonizim dhe të njëjtat po deklarohen njëanshëm”, tha Tahiri.
Tahiri thotë se dy partitë që janë në pushtet, LVV e LDK, nuk kanë një qëndrim të përbashkët sa i përket heqjes së taksës.
Ai thotë se taksa e vendosur gjatë qeverisjes së kaluar, ka prodhuar efekte politike, për çka sipas tij kjo taksë duhet të hiqet dhe fillohet me bashkëpunim ekonomik e tregtar pa kushtëzime.
“Fatkeqësisht partnerët e koalicionit nuk kanë harmonizim. Na ndodhi edhe ajo çfarë na ndodhi gjatë fushatës, edhe gjatë bërjes së koalicionit që të kemi deklarata të njëanshme. Në këtë rast, Albin Kurti si kryeministër me disa biznesmenë të vegjël, të mesëm, që i kishte si dekor, e dha propozimin për heqjen suksesive të taksës dhe për vënien periodike të reciprocitetit. Pa dalur në qeveri dhe pa marrë vendim qeveria. Zakonisht këto paralajmërime nuk bëhen. Kjo tregon se Albin Kurti nuk e ka fituar ende përvojën e pushtetarit, por ende sillet si opozitar, ende më shumë e ka efektin mediatik, se sa praktik”, thotë Tahiri, për Kosovapress.
Kryeministri Albin Kurti dy ditë më parë në një konferencë për media kishte paraqitur propozimin e tij për heqjen pjesërisht të taksës ndaj mallrave serbe. Ky vendim i të parit të qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë. Për këtë kishte reaguar emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka thënë se SHBA nuk e përkrah heqjen e pjesërishme të taksës.
Këtë vendim të Kurtit nuk p o e përkrah as partneri i saj qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas Tahirit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që nuk e përkrah këtë, për çka thotë se edhe mund të prishet koalicioni.
“Do të ishte mira që LDK, ashtu siç është paralajmëruar, mos të del nga qeveria dhe të mos shkojë vendi edhe një herë në zgjedhje. Sepse shanca e Kosovës, edhe e popullit, edhe qytetarëve, është kjo qeveri e ndryshimit. Sepse është votuar si e tillë, ka fituar përkrahjen ndërkombëtare, po merr masat në ç’kapjen e shtetit, dhe në luftimin e korrupsionit, kundër klientelizimit, punësimeve që janë bërë në këtë bazë. Dhe duhet të vazhdojë, sepse po tregohet mirë e përgjegjshme si partnere me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra të gjendet një kompromis dhe të merret një vendim i përbashkët në qeverinë për taksën”, shton Tahiri.
Vendimi për heqjen e taksës, kishte mbledhur dje partnerët e koalicionit. Albin Kurti e Isa Mustafa kishin mbajtur takim në objektin e qeverisë, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Tahiri thotë se edhe pas takimit të djeshëm, nuk arritën marrëveshje për heqjen e taksës.
Për këtë, KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje nga të dyja partitë, por zyrtarë të këtyre të fundit, nuk i janë përgjigjur telefonatave tona.
E, sot në Prevallë kabineti qeveritar është duke mbajtur mbledhje gjithëditore për të finalizuar programin qeverisës. Nga aty zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi, ka mohuar që është duke u diskutuar edhe heqja e tarifës.
“Absolutisht nuk ka asgjë tjetër që është duke u diskutuar, përveç se kthimi i marrëveshjes së koalicionit në plan qeverisës dhe zbërthimi i saj në plan veprues, detyra e prioritete”, ka thënë ai.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti nga Prevalla është shprehur se është në plan qeverisës heqja e taksës, por duhet të veprohet në pajtim me partnerët ndërkombëtarë. Ai ka pohuar që me LVV-në kanë dallime rreth kësaj çështje, por se janë duke punuar që t’i përafrojnë qëndrimet, duke theksuar se do të takohen përsëri./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë