Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të shtunë doli në një tjetër konferencë për mediat për të sjellë prova të reja siç tha ai të mashtrimeve të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit për ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha se institucionet që citohen nga Kuvendi nuk kanë dhënë opinion ose kanë kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Ai i quajti veprimet e Kuvendit të Republikës si veprime të marra, dhe qëllimin e këtij skenari është kapja prej fyti e të gjithë institucioneve të shtetit shqiptar.
“Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit të Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që kontrollon institucionin e Kuvendit për fat të keq. Kuvendi në datë 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin për një shtesë në ligjin dhe organizmin e Gjykatës Kushtetuese duke ndërhyre në mënyrë antikushtetuese për të ndryshuar formatin dhe procesin e betimit të gjyqtari kushtetues, që sipas nenit nr.129 të Kushtetutës duhet të bëhet para Presidentit të Republikës dhe askund tjetër. Jemi sot përsëri për të demaskuar falsifikime të tjera , të këtij Kuvendi që nuk ndalet në veprimet e tij të marra”, theksoi Meta, raporton euronewas.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta pohoi se Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar për Gjykatën Kushtetuese i ka përcjellë seancës plenare informacion qëllimisht të gënjeshtërt.
“Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar që i ka servirur publikut dhe seancës plenare rezulton se i ka përcjelle një informacion të qëllimshëm të gënjeshtërt duke përdorur si mekanizëm mbrojtje, përmenden një raportin e tij të dy nismave ligjore “ Ligjin për Gjykatën Kushtetuese” dhe “ Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, ndërkohë që shqyrtohen që shqyrtohej vetëm ligji për Gjykatën Kushtetuese. Kjo manovër mashtruese dhe e pacipë e këtij sekti kriminal që ka kapur prej fyti Kuvendin e Shqipërisë dhe të gjithë institucionet e shteti është kryer për të krijuar imazhin dhe përshtypjeje gënjeshtërt publike se edhe projektligji për ndryshimin në ligjin për Gjykatën është konsultuar duke marrë mendimin e institucioneve të marra më sipër”, shtoi Meta.
Kreu i shtetit shqiptar ka ftuar qytetarët në tubimin e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tubim ky që sipas tij do të godasë çdo tentativë që synon kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti, Ilir Meta, ka akuzuar kreun e KED-së, Ardian Dvorani për përvetësim të kompetencave në mënyrë të paligjshme sa i takon çështjeve të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Beteja e Presidentit Ilir Meta duket se nuk është përqendruar vetëm ndaj Ardian Dvoranit, të cilin e ka paditur në SPAK, por atë e ka vazhduar edhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Kreu i shtetit e akuzon Gjonajn për veprime antiligjore, të cilat sipas tij çojnë në grusht shteti, ndërsa atë së bashku me dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së Drejtësisë i ka paditur në SPAK.
Në një intervistë me studiot qendrore të Euronews pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këmbënguli edhe një herë se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Aksident i rëndë në rrugën Dibër-Mavrovë, dy të lënduar
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak