LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët pretendojnë se coronavirusi është 1,000 herë më i dëmshëm se SARS-i, plagët që ia shkakton trupit janë të njëjta me ato të HIV dhe Ebola

Shkencëtarët pretendojnë se coronavirusi është 1,000 herë më i dëmshëm se SARS-i, plagët që ia shkakton trupit janë të njëjta me ato të HIV dhe Ebola

Në hulumtimet e shkencëtarëve të Universitetit Nakai në Tianjin të Kinës, është gjetur se coronavirusi është 1,000 herë më i dëmshëm se SARS-i, ndërsa njëjtë sikur HIV dhe Ebola  shkakton dëme në trupin e të sëmurit.

Ekspertët fillimisht supozuan se përhapja e COVID-19, do të ndiqte të njëjtën trajektore me shpërthimin e SARS në 2002/3, sepse viruset janë pothuajse identike gjenetikisht, transmeton Telegrafi.


Por, ata kanë zbuluar mënyrën se si lidhet me qelizat në trupin e njeriut, që është e ngjashme me HIV dhe Ebola, vetëm se shumë më agresive.

Kjo e bën sëmundjen, të jetë 100 deri në 1,000 herë më të dëmshme të SARS-i, pretendojnë shkencëtarët.

SARS, ose sindromi i rëndë i sëmurjes së sistemit të frymëmarrjes, infektoi 8,000 njerëz në të gjithë botën dhe i la të vdekur 774 njerëz brenda vitit 2002.

Derisa janë vërë vetëm dy muaj, coronavirusi i ka infektuar 82 mijë njerëz, derisa afro tre mijë prej tyre nuk arritën t’i mbijetojnë.

Studiuesit e Universitetit Nankai, shikuan sekuencën e gjenomit të COVID-19 dhe gjetën një pjesë të gjeneve që kishin pësuar ndryshime që nuk ekzistonin në SARS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori