Vendimet e qeverisë së re për shkarkimin e anëtarëve të bordit nëpër ndërmarrjet publike, konsujve dhe sekretarëve permanent janë të mirëseardhura, pasi që ishte krijuar përshtypja se Kosova është pronë e grupeve të caktuara të interesit dhe po shkatërrohej çdo gjë, sikur edhe ndodhi me Telekomin e Kosovës dhe me kompani të tjera.
Kështu thotë në një intervistë për KP, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shtoi se nuk është shkatërrim vetëm rrënimi, por edhe emërimet e panevojshme në kompani publike, shtimi i numrit të punëtorëve dhe politizimi i bordeve që i ka pasur pasojat e veta negative.
Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu pajtohet me Qeverinë për mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe ndalimin e egër të privatizimit në vend, derisa ka folur edhe për vonimin e miratimit të buxhetit për 2020.
“Kosova viteve të fundit ka qenë në pozitë shumë të vështirë, pozitë e cila më shumë i ka konvenuar armiqve të Kosovës sesa qytetarëve të Kosovës. Është krijuar një përshtypje se Kosova është pronë e grupeve të caktuara të interesit dhe definitivisht filluan ta shkatërrojnë çdo gjë. Nuk ishte shkatërrim vetëm rrënimi, por edhe emërimet e tilla të pa nevojshme, shtimi i numrit të punëtorëve dhe politizimi i bordeve i ka pasojat e veta negative. Besoj që në këtë drejtim ai që ia donë të mirën Kosovës dhe ardhmërisë së Kosovës duhet ta mbështesë qeverinë që vende kyçe të vijnë vlera. Vlerat do të jenë ato që do ta promovojnë dhe do t’i përshpejtojnë proceset e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe drejt integrimit në familjen evropiane”, thotë Gërxhaliu.
Qeveria pas shkarkimit të bordit të Telekomit, në mbledhjen e fundit ka shkarkuar edhe bordin e Trepçës dhe të Infrakosit.
Gërxhaliu thotë se në qoftë se mendohet që procesi i privatizimit edhe pse është në fund, të jetë në funksion të shtetit dhe zhvillimit, në rend të parë duhet të bëhet një prerje e gjendjes aktuale, pastaj një monitorim të asaj se çka ka ndodhur dhe si është e mundur që 27 mijë hektarë tokë të privatizohen për 90 milionë euro.
Ai po ashtu shprehu habinë sesi është e mundur fabrikat në vlera enorme sot të jenë hapësira për ndërtim.
“Është një proces që do të jetë i dhimbshëm, por dua të besoj se në qoftë se dikush mendon për shtet dhe për ardhmëri, nuk duhet të anashkalohet. Por duhet sa më shpejt t’i qasemi këtij problemi. Definitivisht është momenti i fundit, në qoftë se mendojmë të shpëtojmë diçka nga Kosova që procesi i privatizimit të bartet në kompetencat tjera me një transparencë, por mbi të gjitha me një llogaridhënie dhe me një monitorim të asaj ku dhe çka është bërë dhe në çfarë forme është bërë deri më tani”, thotë ai.
Gërxhaliu më tej tha se qeveria aktuale vërtet është duke u ballafaquar me probleme të shumta të trashëguara nga e kaluara dhe e tëra kjo e dëmton gjendjen aktuale, por duhet të ketë durim që të priten të paktën 100 ditët e parë të qeverisë aktuale, e pastaj të maten efektet, qoftë pozitive ose negative.
Për buxhetin 2020, ai tha se është humbur mjaft kohë, dhe kërkon që buxheti i ri të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe integrimit.
“Dua të besoj që do të ketë më tepër transparencë, por gjithsesi duhet të jetë në funksion të zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë. Është humbur në kohë, mirëpo nëse do ta kemi buxhetin në 15 ditët e para të muajit mars, nuk është humbje e kohës dhe mund të arrihen të gjitha objektivat që i synon një ligj ose një buxhet për vitin kalendarik 2020”, deklaron Gërxhaliu.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në muajin mars bëhet buxheti për vitin 2020 dhe nuk janë vonuar për hartimin e projektbuxhetit, por sipas të cilit, do jetë një buxhet i dobishëm për shtetin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit