Qeveria e Kosovës, ditë më parë shkarkoi Bordin e Telekomit për siç thuhet keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.
Siç vlerësohet, kjo ndërmarrje gjendet buzë falimentimit, megjithatë punëtorët e saj po shprehen të pakënaqur me pagat. Ata po kundërshtojnë vendimin.
Bordi i Telekomit të Kosovës para një muaj e gjysmë mori vendim për uljen e pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje prej 10 deri në 20 për qind.
E një vendim i tillë u mor pa u konsultuar me Sindikatën.
Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, thotë për Ekonomia Online se gjatë diskutimit me ish-Bordin e Telekomit të Kosovës në lidhje me uljen e pagave, janë dakorduar që të pezullohet deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Paga.
Sipas Balajt, nuk mund të ketë ulje të pagave as për 10 për qind as për 5 për qind, pa ndodhur një ristrukturimi i mirëfilltë brenda ndërmarrjeve.
‘’Ne e kemi një kontratë individuale të punës, e cila është nënshkruar me menaxhmentin e Telekomit dhe është aprovuar nga Bordi. Ne si sindikatë për zbritjen e pagave e kemi marrë vesh prej medieve dhe po ashtu na ka ardhur edhe një e-mail zyrtar. Në atë moment reagimi jonë ka qenë i menjëhershëm, dhe jemi ulur kemi diskutuar me Bordin. Përmes Avokatit të Popullit ja kemi adresuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pagave, ku është neni 27 në të cilin përfshihen ndërmarrjet publike. Edhe është e padrejtë. Ne ende nuk e dimë nëse do të jemi pjesë e ligjit të pagave’’, shtoi ai.
Sipas kryetarit Balaj, ulja e pagave ka ngjallur shumë pakënaqësi tek Sindikata e Punëtorëve.
Ai shtoi më tej, se brenda Telekomit janë bërë edhe shumë vjedhje, duke i konsideruar përgjegjës ministrat e dikastereve.
‘’Kërkesa jonë ka qenë të shkojmë në një ristrukturim. Deri më 31 mars nuk mund të ketë asgjë. Ka individë që nuk i meritojnë pagat e larta dhe kemi kërkuar risktrukturim. Besoj që kemi me gjet mirëkuptim me ministren e re zonjën Rozeta, ku do t’i përkrahë idetë tona për një ristrukturim. Këto paga që janë në Telekom janë paga që është dashtë me u ngrit dhe mu largu shumë njerëz prej disa pozitave që marrin paga pa nevojë. Ka shumë pakënaqësi të punëtorëve, mirëpo edhe shumë vjedhje që janë bërë brenda Telekomit’’, deklaroi Balaj.
Telekomi i Kosovës në vazhdimësi është akuzuar për keqmenaxhime dhe keqpërdorime, madje për të këtë pretekst qeveria Kurti edhe shkarkoi Bordin e kësaj ndërmarrjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia