LAJMI I FUNDIT:

O’Brien: Trump i gatshëm të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

O’Brien: Trump i gatshëm të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar edhe me Robert O’Brien, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

E pas këtij takimi faqja zyrtare e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një fotografi në Twitter nga takimi O’Brien-Thaçi.


Ky këshill ka thënë se Administrata Trump është e gatshme që t’i ndihmojë të dyja palët në arritjen e një marrëveshje që i sjell dobi njerëzve të Kosovës dhe Serbisë.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare O’Brein takoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të ndërtuar momentumin e krijuar nga marrëveshjet e fundit ajrore, hekurudhore dhe autostradave me Serbinë. Administrata e presidentit Donald Trump dhe ai janë të gatshëm t’i ndihmojnë të dyja palët në arritjen e një marrëveshje që i sjell dobi njerëzve të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në postimin në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori