Pas reshjeve të borës, ditët e fundjavës do të jenë me intervale të gjata me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje.
Sipas Prishtina Weather, ditëve të para të pranverës do të na shoqëroj mot i butë dhe kohëpaskohe me shi.
Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.
Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe vlerat e çastit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes
Parishikimi i motit për katër ditët e ardhshme:
28.02.2020 – Pas reshjeve të borës që ranë gjatë ditës së premte, ditën e shtunë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të favorizojnë mot kryesisht me diell, e rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave maksimale.
Ndërkohë, ditëve të para të pranverës meteorologjike, që fillon më 1 mars, një ciklon do të kalojë nga Adriatiku, i cili nga dita e hënë në vendin tonë sjellë vransira më të shpeshta dhe herë pas here me reshje të shiu. Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.
Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe vlerat e çastit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.
29.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Gjatë mbrëmjes me vransira.
1.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën më butë me shtim të vransirave. Vonë në mbrëmje riga lokale shiu.
2.02-3.03 – Butë dhe me erë. Të hënën vransira dhe intervale me diell, herët në mëngjes dhe paradite vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën e martë, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
4.03 – Butë, kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje kohëpaskohe me shi. Në vise kodrinoro-malore borë.
Temperaturat minimale në fundjavë do të luhaten nga -3C deri në -1C, e në fillim të javës do të rriten në 4C deri 6C.
Temperaturat maksimale gradualisht në rritje nga 7C, të shtunën, deri në 15C, të hënën.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugu 1-9m/s, e nga dita e hënë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 6-14m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e nga e hëna gradualisht do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe