LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i reagon Rusisë dhe Sirisë për sulmin ndaj ushtarëve turq

Thaçi i reagon Rusisë dhe Sirisë për sulmin ndaj ushtarëve turq

Presidenti Hashim Thaçi, ka denoncuar sulmet ndaj forcave ushtarake të Turqisë, brenda territorit të Sirisë.

Në një shkrim në Twitter Thaçi ka shkruar se, “Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia”.

Thaçi u ka bërë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë.


Shtohet frika për një konfrontim midis Turqisë dhe Rusisë, pas ushtarëve turq të vrarë në Siri
Lexo po ashtu Shtohet frika për një konfrontim midis Turqisë dhe Rusisë, pas ushtarëve turq të vrarë në Siri

Për mesazhin e tij, Thaçi e ka njoftuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkaq të enjten, dhjetëra ushtarë turk janë vrarë në sulmet ajrore të qeverisë siriane, duke shënuar një përshkallëzim dramatik në konfliktin midis Ankarasë dhe forcave të mbështetur nga Moska në veriperëndim të Sirisë, transmeton Telegrafi.

Ky është numri më vdekjeprurës i të vrarëve nga ushtria turke që kur ndërhyri në Siri në vitin 2016 dhe po ngre frikën e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Rusisë në fushën e betejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori