Titulli i Ligës Premier mund të mos i takojë Liverpoolit nëse kampionati ndërpritet shkaku i Coronavirusit

Avantazhi prej 22 pikëve i Liverpoolit ndaj Manchester Cityt mund të bie në ujë, nëse Coronavirus bën që kampionati të shkurtohet në Ligën Premier.
The Reds janë afër shënjestrës së tyre për titull kampioni, gjë që e presin për 30 vjet, ndërsa pjesën më të madhe të sezonit janë të pamposhtur tash e një vit.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë asgjë, nëse Coronavirus do të godiste Ligën Premier.

Një raport i mediumi anglez The Telegraph thotë se të besuarve të Jurgen Klopp nuk do tu ‘garantohet’ titulli nëse sezoni përfundon herët për shkak të shpërthimit të këtij virusi.
Nuk ka rregullore specifike që tregon se çfarë ndodh nëse një sezon që ka 38 ndeshje shkurtohet.
Pa mbylljen e të gjitha ndeshjeve, nuk do të ketë fitues, por edhe tre klubit që do të bien nga elita, nuk mund të largohen.
Me virusin që po përhapet në Evropë ditëve e fundit, ka bërë që të shtyhen ndeshje, anulohen ose zhvillohen pas dyerve të mbyllura.
Disa ndeshje në Serie A janë shtynë në fundjavën e kaluar dhe këtë fundjavë disa do të luhen pa tifozë.
Përhapja e madhe kohëve të fundit në kontinent, mund të çojë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që ‘të zgjedhë të anulojë ngjarjet sportive për dy muaj’.
Kjo do të përfshijë të paktën një pjesë të 11 ndeshjeve të mbetura në nivelin e elitë të Anglisë.
Përderisa gara për tituj është vendosur tashmë, më shumë ka emocione për vendet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Chelsea është në vendin e katërt aktualisht, por vetëm tre pikë para vendit të pestë Manchester United.
Burnley dhe Everton janë vetëm shtatë pikë pas tyre. Edhe për mbijetesë është gara e ngushtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit