Sa respektohet Ligji për Siguri dhe Shëndet në punë dhe a bëjnë kompanitë vlerësimin e riskut në vendin e punës? – flasin nga BSPK-ja dhe ekspertët
Në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi është diskutuar për riskun në vendin e punës dhe për atë se çfarë nënkuptohet më këtë dhe sa bëhet vlerësimi i riskut. A bëjnë kompanitë dhe institucionet vlerësim të riskut të punës dhe cilat janë shkaqet e aksidenteve në vendin e punës?
Gjithashtu në emision është diskutuar edhe për atë se a bëhet vlerësimi i riskut të punës vetëm për sigurinë në punë apo edhe për shëndetin.
Në lidhje me këtë temë kanë folur Alush Sejdiu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, BSPK dhe Minir Curri, nga kompania për vlerësim të riskut, B&M, të cilët vlerësojnë se Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në punë nuk është duke u respektuar, dhe se kompanitë ende nuk janë vetëdijesuar për rëndësinë që ka vlerësimi i riskut në vendin e punës.
Alush Sejdiu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavrara të Kosovës, BSPK në emision ka thënë se ka më shumë se një vit që në Kosovë është miratuar Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, por, sipas tij implementimi i këtij ligji lë shumë për të dëshiruar sidomos në sektorin privat.
Sipas Sejdiut, aksidentet në vendin e punës, të cilat me një theks të veçantë ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë, por duke mos i përjashtuar edhe sektorët e tjerë, vijnë si pasojnë e mos-respektimit të ligjit, dhe mos-përcaktimit të riskut në vendin e punës.
“Nuk kemi vlerësim që ai punëtor është i përgatitur fizikisht e psiqikisht dhe të mos flasim që ndodhë edhe në mos-përdorje e mjeteve mbrojtëse në punë, dhe mos-vendosjen e sinjalizimeve të nevojshme sipas ligjit të punës, të cilat punëtoret duhet t’i kenë në vendet e theksume për tu njoftuar me detyrat dhe rëndësinë e bartjes së mjeteve të punës dhe të sigurisë gjatë operimit”, tha Sejdiu.
Në anën tjetër, Minir Curri, nga kompania për vlerësim të riskur, B&M tha se në Kosovë, vonë ka filluar të praktikohet vlerësimi i riskut në vendin e punës, kurse nga punëdhënësit fillimisht u konsiderua si taksë shtesë nga shteti, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij vlerësimi.
“Fillimisht për punëdhënësit, vlerësimi i riskut është konsideruar si një taksë nga shteti që po u bëhet, në mungesë të kulturës që ai e ka për detyrë që së paku në çështje morale me e ba vlerësimin e riskut për një pozitë pune, që ta dinë se nga çka atakohet ai punëtor”, tha Curri.
Curri tha se vlerësimi i riskut në vendin e punës nuk mund të bëhet vetëm një herë, por në varësi se si zhvillohet kompania.
“Vlerësimi i riskut është një çështje gjithmonë evoluon, në varësisht prej zhvillimeve të kompanisë. Mund të ketë ndryshim në punëtor, në makineri, në lëndët e para, mund të ketë edhe ndryshim për kemikate të ndryshme që ai përdorë për atë vend pune. Vlerësimi i riskut është diçka që avancohet në varësi si zhvillohet kompania. Ka një vetëdijesim te kompanitë e mëdha, që janë serioz, ndërsa te kompanitë e mesme e të vogla ende e konsiderojnë këtë si një presion nga inspektorati i Punës, i cili është i vetmi organ që po i shtynë sendet përpara. Vlerësimi i riskut gjithmonë duhet të avancohet, mënyra e avancimit duhet të behet me trajnime të ndryshme”, tha Curri.
Sa i përket vlerësimit të riskut në aspekt shëndetësor, Curri tha se është çështje e cila ka mbetur në hije, pasi ai tha se mungon edhe laboratori për të analizuar kemikatet që mund të jenë të dëmshme në vendet e punës.
“Fatkeqësisht në Kosovë, çështja e vlerësimin të riskut në aspekt shëndetësor është në hije, pasi bëhet vetëm në aspekt fizik e mekanik, faktor të ndryshëm të ambientit nëse godasin punëtorin. Në aspektin e shëndetit në punë është paksa problematike, pasi në mënyrë ligjore, nuk e kemi aprovuar një listë të sëmundjeve profesionale, dhe punëdhënësit nuk kanë filluar të plotësojnë formularët, për prezencën e sëmundjeve profesionale, dhe nuk kemi laborator të akreditim për analizim të kemikateve”, u shpreh Curri.
Kurse, vlerësimi nga kompanitë e licencuara për vlerësimin e riskut në vendin e punës, sipas Sejdiut është shumë i kufizuar, dhe se këto vlerësime duhet të jenë shumë më të zgjeruara se kaq.
Sejdiu thotë se situata më e mirë qëndron nëpër ndërmarrjet të cilat kanë numër më të madh të punëtorëve, për shkak se ka organizim sindikal dhe punëtoret e ngrisin zërin, por prapë ka shumë probleme në sektorin privat.
“Apeli është që të fokusohet në sektorin privat, në përmirësimin e kushteve për arsye se dihet se sektori privat është regjenerues i buxhetit të Kosovës dhe duhet të motivohet. Si motiv i parë duhet të kenë paga ma të dinjitetshme punëtorët, duhet të kenë kushte për punë dhe vullnet për ta kryer punën e tyre”, tha Sejdiu.
Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re