Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, me datë 01.10.2018 rreth orës 09:35 në Pikë kontrollin në fshatin Pllavë – Komuna e Dragashit, i akuzuari H.K., së bashku me D.L., S.K., dhe P.M., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit “marihuan” të cilët me ligj janë shpallur si narkotikë.
I akuzuari H.K., ia jep 750 euro për blerje të marihuanës personit me inicialet D.L., ashtu që pas ndalimit të automjetit nga ana e policisë në Pikë kontroll, i cili automjet drejtohej nga P.M., dhe më pas policia me të vërejtur qesen e zezë në ulësen e pasme të automjetit, i urdhëron të akuzuarit të dalin nga automjeti, me ç’rast D.L., prangoset me që duke dal nga automjeti tenton ta gjuaj qesen në të cilën kishte lëndë psikotropike të llojit “marihuan” me peshë të përgjithshme 4 kg. e 694.16 gr., si dhe në një xhaketë kishte të holla në shumë prej 755.80 euro. Ndërsa, S.K., dhe P.M., pas një kohe ndalohen nga policia, kurse i akuzuari H.K., arratiset nga vendi i ngjarjes duke qenë i paarritshëm për një periudhë kohore për organet e ndjekjes”, thuhet në njoftimin për media.
Me këto veprime, i akuzuari H.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos