Taravari: Është koha që pas zgjedhjeve Ahmeti të kalojnë në pension
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në televizionin Telma tha se “Ahmeti kërkoi të ketë vetëm dy blloqe shqiptare dhe tani ashtu është, ASH me Alternativën dhe BDI. Tani beteja është mes neve”.
“Është koha që pas zgjedhjeve Ahmeti të kalojë në pension. Ne shqiptarët jemi të lodhur të jemi peng i një politikani të ndryshkur. Qëllimi ynë është që ta fitojmë BDI-në dhe me këtë kombinim sigurisht që do ta bëjmë”, tha Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket koalicionit mes LSDM dhe Besës, Taravari thotë se është krejtësisht legjitim, por për momentin ASH mendon se nuk është koha për koalicion.
“Sinqerisht, ajo që ndodhi sot, koalicioni mes LSDM dhe Besës është legjitim. Gjithashtu në zgjedhjet presidenciale katër parti shqiptare shkuan me LSDM-në dhe ishte legjitime. Ne si Aleancë për Shqiptarët mendojmë se nuk është koha për koalicione të tilla. Ne jemi konsistent në qëndrimet tona, gjithmonë shkojmë në atë se duhet të mbështetet blloku shqiptar”, tha Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare