LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPBAP: Sveçla nuk u sulmua, por ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen e një fëmije

Reagon MPBAP: Sveçla nuk u sulmua, por ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen e një fëmije

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, reagon ndaj disa lajmeve që janë publikuar në disa portale, ku raportohet se është sulmuar zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Xhelal Sveçla.

Me këtë rast MPBAP, sqaron se gjatë rrahjes së një fëmije, shitës ambulant nga një i rritur në Prishtinë, ka qenë prezent edhe zëvendësministri Sveçla, i cili ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës, për të raportuar për këtë incident, transmeton Telegrafi.

Pamje nga sulmi fizik ndaj Xhelal Sveçlës në një lokal në Prishtinë
Lexo po ashtu Pamje nga sulmi fizik ndaj Xhelal Sveçlës në një lokal në Prishtinë

“MPBAP e njofton opinion se zëvendësministri Sveçla nuk është sulmuar, andaj është mirë që paraprakisht para se të raportohet, të merret konfirmimi nga institucioni ose personalisht nga zëvendësministri. Zëvendësministri Sveçla dhe secili qytetarë i Republikës së Kosovës, e kanë për obligim qytetar, që çfarëdo dukuri negative që shohin, të ndikojnë që ajo të parandalohet dhe të njoftohen organet e rendit dhe ligjit për të vepruar sipas mandatit të tyre”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se reagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast, është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Kalo në kategori