LAJMI I FUNDIT:

Gucati apel Kurtit: Bëj kujdes me NATO-n, ose e bllokojmë Prishtinën me protesta

Gucati apel Kurtit: Bëj kujdes me NATO-n, ose e bllokojmë Prishtinën me protesta

Kryetari i OVL-UÇK-së konsideron se për shkak të inateve politike, Albin Kurti e Vjosa Osmani po rrezikojnë prishjen e marrëdhënieve me NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, Hysni Gucati po paralajmëron se qytetarët e veteranët do të bllokojnë rrugët e kryeqytetit, në rast se do të ndodhë një gjë e tillë.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati derisa flet për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me “zbulimin e marrëveshjes sekrete”, ndërmjet Thaçit dhe NATO-s, thotë se Kurti është duke gabuar.

“Unë i bëj thirrje kryetarit të qeverisë, dhe kryetares së parlamentit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, mos të merren me këto se nuk na çojnë mirë askund. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për këtë vend dhe ka luftuar për të bërë miq. Ne aleatin më të mirin, dhe mikun e kemi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi nevojë të dalim kundër NATO-s dhe kundër amerikanëve këta janë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar ta çlirojmë vendin nga Serbia. Atë letër që e ka bërë publike, ajo nuk është marrëveshje që është dashur të votohet në Parlamentin e Kosovës, ajo ka qenë mes dy arterieve, NATO-s dhe presidentit, apo qeverisë që ka qenë në ato kohë. Kështu që z.Kurti me mendimin tim është duke gabuar”, tha ai.


Kjo, sipas tij, po ndodhë për inate politike, për çka siguron se kreu i ekzekutivit nuk do të ketë mundësi të prish marrëdhëniet me NATO-n, në të kundërtën ai ka paralajmëruar edhe protesta.

“Unë i kisha bërë apel z.Kurti t, që marrëdhëniet me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i prish ai. Se na detyron me dal në rrugë edhe me blloku qytetin e Prishtinës, me gjithë veteranët dhe me qytetarët e Kosovës. Nuk ka qytetarë të Kosovës që dëshiron të prish marrëdhëniet me NATO-n dhe me KFOR-in por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siguria e Kosovës është NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i ruajnë kufijtë e Kosovës sepse e kanë fuqinë dhe kanë mandatin me i ruajt kufijtë e Kosovës”, shton ai.

Kryeministri Albin Kurti para dy ditëve i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që sipas tij kanë të bëjnë me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti i Kosovës më 19 prill 2013, e cila ia pamundëson FSK-së pa një dakordim paraprak shkuarjen në veriun e Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori