LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtuesi i Fenerbahces, Comolli: Muriqi mund të luajë në Ligën Premier

Ish-drejtuesi i Fenerbahces, Comolli: Muriqi mund të luajë në Ligën Premier

Ish-drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comolli, ka folur në lidhje me të ardhmen e Vedat Muriqit.

Cenolli që ishte drejtues te në Fenerbahce nga viti 2018 deri në janar të vitit 2020, ka dhënë një intervistë për mediumin britanik ‘The Athletic’.


Ai ka folur edhe për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Fenerbahçe duke thënë se 25-vjeçari mund të luajë në Ligën Premier në të ardhmen.

“Muriqi ende ka për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, por ai ka luajtur mirë. Ndoshta, Muriqi mund të mos luajë për klube si Liverpool e Manchester City, por për skuadrat tjera po”.

“Nëse shikoni paraqitjen e tij në ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi kishte shmangur mjaft mirë Michael Keane dhe Harry Maguire”.

“Unë e krahasoj atë vazhdimisht me Olivier Giroud, dhe atij mund t’i duhet një Arsene Wenger për t’u përmirësuar edhe më shumë. Disa klube të Ligës Premier po e monitorojnë. Mbi të gjitha, Muriqi ka aftësi të shkëlqyera fizike”.

“Ai mund të vrapojë tërë ditë. Është i përkushtuar dhe mund të flasë gjuhën angleze mjaft mirë”, ka thënë Comolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori