LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për zbardhjen e vrasjes së Kelmendit

Thaçi: Do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për zbardhjen e vrasjes së Kelmendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Kreu i shtetit shkroi se vrasja ishte tronditëse ndërsa i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin rastin.


Ai siguroi se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore.

I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja
Lexo po ashtu I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur kë të vrasje mizore”, shkroi Thaçi.

Ndryshe, sot në orët e para pas mesnate është vrarë Qerim Kelmendi, vëllai i anëtarit të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi. Qerim Kelmendi është gjetur i djegur në veturën e tij, rreth 300 metra nga shtëpia në fshatin Llabjan, të Pejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori