LAJMI I FUNDIT:

Foto nga vendi ku u vra Qerim Kelmendi, në afërsi të shtëpisë së tij

Foto nga vendi ku u vra Qerim Kelmendi, në afërsi të shtëpisë së tij

Sot në orët e para pas mesnate është vrarë Qerim Kelmendi, vëllai i anëtarit të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi.

Qerim Kelmendi është gjetur i djegur në veturën e tij, rreth 300 metra nga shtëpia në fshatin Llabjan, të Pejës.


“Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë më 27.02.2020 rreth orës 01:27, , është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin. Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar”, thuhet në njoftim.

I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja
Lexo po ashtu I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja

Për vrasjen e Qerim Kelmendit ka reaguar edhe vëllai i tij, Ibrahimi.

“Dorë e zgjatur vrastare e Serbisë, mallkimi dhe turpi ju mbulofshin”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në Facebook.

Për këtë vrasje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi. Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim. /Telegrafi/