LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e rëndë në Pejë

Vrasje e rëndë në Pejë
Foto: Ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Këtë e konfirmoi për Telegrafin, Shkodran Nikçi nga Zyra e Prokurorisë në Pejë.

Trupi i pajetë është gjetur në Zahaq të Pejës.


“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes mbrëmë pas mesnate ku kanë hasur në një trup të pajetë”, tha Nikçi. Ai shtoi se janë duke u zhvilluar hetime dhe duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Policia jep detaje për vrasjen në Pejë
Lexo po ashtu Policia jep detaje për vrasjen në Pejë

Burime të Telegrafit thonë se personi i vrarë dyshohet se është Qerim Kelmendi, vëllai i ish anëtarit të LPK-së, Ibrahim Kelmendi. Telegrafi mëson se trupi i pajetë i gjetur pas mesnate dyshohet se është vrarë me armë zjarri, pastaj është djegur. /Telegrafi/