LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjet nga publikimi i “Hot Right Now”, Rita Ora kujton kohën kur nisi gjithçka: Mirënjohje për juve që më mbështetët që nga fillimi

Tetë vjet nga publikimi i “Hot Right Now”, Rita Ora kujton kohën kur nisi gjithçka: Mirënjohje për juve që më mbështetët që nga fillimi

Tetë vjet më parë në një ditë si kjo, bota do të njihte për herë të parë një yll shqiptar në ngritje të top listave botërore.

Është kjo këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila mori hovin me publikimin e këngës “Hot Right Now” në vitin 2012.


Kënga e cila erdhi në bashkëpunim me DJ Fresh, u ngjit në numrin një në top listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, dhe më pas u promovua në mbarë Evropën dhe Amerikë.

Ishte pikënisja e gjithëçkaje, nga ku Ritën do ta priste një rrugë e sigurt në tregun ndërkombëtar, që do të pasohej me shumë hite, pjesëmarrje në filma e bashkëpunime me brende të njohura.

Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu mbështet Bebe Rexhën pas deklarimeve për shëndetin mendor: Bravo për guximin tënd
Lexo po ashtu Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu mbështet Bebe Rexhën pas deklarimeve për shëndetin mendor: Bravo për guximin tënd

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ka rikujtuar së fundmi hitin “Hot Right Now”, duke publikuar një pjesë të tij në InstaStory.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“8 vjet nga Hot Right Now”, shkroi Rita në InstaStory, teksa më pas bëri një tjetër shkrim, duke thënë se ndjehet e bekuar për mbështetjen që i kanë dhënë fansat gjatë gjithë kësaj kohe.

“Kaq mirënjohëse për të gjithë ju që më keni mbështetur që nga fillimi! Kush është gati për pak muzikë të re”, ka shkruar 29-vjeçarja në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, pas një kohe të gjatë në mungesë prurjesh, është bërë e ditur që kënga e saj e re do të publikohet në muajin mars. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori