LAJMI I FUNDIT:

Kurti ia bëri publike letërkëmbimet me Rasmussenin, lajmërohet Thaçi nga SHBA-të

Kurti ia bëri publike letërkëmbimet me Rasmussenin, lajmërohet Thaçi nga SHBA-të

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se i ka shkruar letër kryeparlamentares Vjosa Osmani, për letërkëmbimet Thaçi-Rasmussen në prill të vitit 2013.

Kurti ka theksuar se shkëmbimi i letrave mes Thaçit dhe Anders Fogh Rasmussen, lidhur me FSK-në, është shkelje flagrante dhe se me këtë duhet të merren organet e drejtësisë.

E pas kësaj, ka reaguar presidenti Hashim Thaçi i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit
Lexo po ashtu Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit

Thaçi ka shkruar se “Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai tutje ka thënë se sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington.

“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori