LAJMI I FUNDIT:

MPB: Rreth 38 mijë qytetarë nuk i kanë marr dokumentet e tyre

MPB: Rreth 38 mijë qytetarë nuk i kanë marr dokumentet e tyre
Foto: Ilustrim

Rreth 38 mijë qytetarë që nuk kanë marrë letërnjoftimet e reja në MPB mund të kenë problem ditën e zgjedhjeve që të përmbushin të drejtën e votës. Njoftimi nga MPB vjen pas deklaratës së një dite më parë të kreut të KSHZ-së Oliver Derkovski, i cili tha se një numër i madh i qytetarëve ndonëse i kanë gati dokumentet e identifikimit nuk i kanë marrë në MPB.

“Letërnjoftimet janë përfunduar dhe rrinë në hapësirat e MPB-së pasi nuk i kanë marrë. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek qytetarët kur të duan, në cilin do moment, në orar të punës deri në ora 21.00 në mbrëmje të vijnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t’i marrin dokumentet personale. Ato dokumente u duhen edhe për votim në zgjedhje por edhe për nevoja të përditshme”, tha Toni Angellovski, MPB.

Edhe nga KSHZ apelojnë që qytetarët ti marrin sa më shpejtë dokumentet e identifikimit nga MPB. Njëkohësisht thonë se po të njëjtit, duhet të kontrollojnë a ndodhen në listën zgjedhore.


“Këto persona mund të kontrollohen në listën zgjedhore se a gjenden në atë listë dhe ta shfrytëzojnë momentin e kontrollimit publik të listës zgjedhore dhe të parashtrojnë kërkesat e caktuara sa i përket gjendjes së tyre në listë”, u shpreh Admir Shabani, KSHZ.

Prej sot ka filluar edhe afati për inspektimin publik të listës zgjedhore. Qytetarët kanë mundësi që deri më 11 mars të kontrollojnë nëse ndodhen në listë zgjedhore. Nëse jo atëherë do të duhet të paraqiten në njësitë rajonale të KSHZ-së për tu regjistruar. Nga sot po ashtu ka filluar edhe afati për mbledhjen e nënshkrimeve për ata që duan të garojnë në zgjedhjet e 12 si kandidatë të pavarur./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=5taXTudRSWY&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori