LAJMI I FUNDIT:

Duka i Sussex-it kërkoi të quhet “Harry”, ndërsa largon titullin mbretëror gjatë konferencës në Edinburgh

Duka i Sussex-it kërkoi të quhet “Harry”, ndërsa largon titullin mbretëror gjatë konferencës në Edinburgh
Princ Harry (Foto: Andrew Milligan-WPA Pool/Getty Images)

Princi Harry (35-vjeç) mori pjesë në një konferencë për projektin e tij të turizmit, Travalyst, në Edinburgh të mërkurën.

Ai themeloi koalicionin së bashku me markat përfshirë Booking.com, Skyscanner, Tripadvisor, Trip.com dhe Visa vitin e kaluar.

Para se Duka të dilte në skenë për të mbajtur një fjalim, nikoqirja Ayesha Hazarika u tha delegatëve: “Ai e bëri të qartë se ne të gjithë do e thërrasim Harry. Kështu që zonja dhe zotërinj, ju lutemi jepni një mirëseardhje të madhe, të ngrohtë skoceze për Harry”.


Princ Harry (Foto: Andrew Milligan-WPA Pool/Getty Images)

Ai i tha audiencës se industria në Skoci ishte në pararojë për ta bërë sektorin më të gjelbëruar, duke thënë se mund të jepte një shembull për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës.

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i përdorin titujt mbretëror pas marsit
Lexo po ashtu Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i përdorin titujt mbretëror pas marsit

“Ne duam të dëgjojmë të vërtetat dhe perspektivat nga e gjithë industria”, tha ai. “Shumë punë të shkëlqyera janë bërë tashmë. Por hulumtimi ynë tregon përsëri se shumë nga këto përpjekje nuk kanë arritur të ndërgjegjësojnë konsumatorët”.

Prince Harry (Foto: Andrew Milligan-WPA Pool/Getty Images)

“Ne duhet të punojmë së bashku … të shkallëzojmë praktikat e mira që tashmë përdoren në të gjithë botën. Skocia është një shembull i shkëlqyeshëm i asaj që duam të themi. Ekziston një ambicie gjithëpërfshirëse për qëllimin e Skocisë që mund të adoptohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe madje edhe në të gjithë botën”.

“Skocia është një nga destinacionet në rritje më të shpejtë të turizmit në të gjithë botën dhe është në pararojë të një qasje më të qëndrueshme, për këtë arsye njohja juaj për këto çështje është kaq e vlefshme”.

Prince Harry (Foto: WPA Pool/Getty Images)

“Ne duhet të punojmë së bashku me partnerë, ekspertë, operatorë dhe të tjerë për të rritur shkallët e praktikave të mira që tashmë përdoren në të gjithë botën”, e përfundon fjalimin e tij Harry. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Magazina
“E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy

“E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy", Egli dhe Livia tejet të revoltuara me veprimin e Gertës

Magazina
Kanye West dhe Bianca Censori përjashtohen nga ‘Grammy’ 2025 për shkak të paraqitjes së tyre në tapetin e kuq

Kanye West dhe Bianca Censori përjashtohen nga ‘Grammy’ 2025 për shkak të paraqitjes së tyre në tapetin e kuq

Magazina
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori