LAJMI I FUNDIT:

Frika nga coronavirusi, San Francisko shpall gjendje të jashtëzakonshme

Qyteti i San Franciskos ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mbi coronavirusin vdekjeprurës.

Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi që zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se përhapja e tij në të gjithë Shtetet e Bashkuara ishte e pashmangshme.


Kryetari i bashkisë së San Franciskos, London Breed, njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme në një deklaratë të martën, duke thënë se “panorama globale” rreth coronavirusit Wuhan po “ndryshon me shpejtësi” dhe zyrtarët e qytetit “duhet të rrisin gatishmërinë”.

“Ne e shohim virusin që përhapet në pjesë të reja të botës çdo ditë,” vazhdoi ai, “dhe ne jemi duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur San Franciscans nga goditja”.

Gjithsesi, ende nuk janë raportuar raste të koronavirusit në San Francisko.

SHBA-të e marrin shumë seriozisht, Trump kërkon 2,5 miliardë dollarë për të luftuar coronavirusin – tregohet se si do të shpenzohen ato para
Lexo po ashtu SHBA-të e marrin shumë seriozisht, Trump kërkon 2,5 miliardë dollarë për të luftuar coronavirusin – tregohet se si do të shpenzohen ato para

Një veprim i tillë vjen pasi zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të coronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda”, në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve.

Ndërkohë të hënën, kabineti i presidentit Donald Trump kërkoi 2.5 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan për t’u përballur me situatën e coronavirusit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rastet e virusit që shkaktuan pneumoninë u rritën në 79,331 të hënën, ndërsa 53 janë konfirmuar në SHBA, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori