LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të e marrin shumë seriozisht, Trump kërkon 2,5 miliardë dollarë për të luftuar coronavirusin – tregohet se si do të shpenzohen ato para

SHBA-të e marrin shumë seriozisht, Trump kërkon 2,5 miliardë dollarë për të luftuar coronavirusin – tregohet se si do të shpenzohen ato para

Të hënën, kabineti i presidentit Donald Trump kërkoi 2.5 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan për t’u përballur me situatën e coronavirusit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rastet e virusit që shkaktuan pneumoninë u rritën në 79,331 të hënën, ndërsa 53 janë konfirmuar në SHBA, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).


Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë një konference për shtyp në Indi se zyrtarët amerikanë po bënin një “punë të shkëlqyeshme”, dhe se situata gjendet nën kontroll.

Kërkesa e paraqitur nga Trump përfshinte 1.25 miliard dollarë në fonde të reja, dhe pjesa tjetër do të mblidhej duke prekur edhe fondet federale përfshirë paratë e përcaktuara për të luftuar virusin Ebola.

Nga paratë e kërkuara, Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit tha se më shumë se 1 miliard dollarë do të përdoren për zhvillimin e vaksinave.

Rachel Semmel, zëdhënëse e OMB, tha për Newsweek në një deklaratë se fondet do të përdoren gjithashtu për të grumbulluar “pajisje të nevojshme”, përfshirë maska, pasi që u raportua se në Kinë kishte mungesë të tyre.

Semmel shtoi se paratë që administrata kërkoi gjithashtu do të përdoren për aktivitete gatishmërie.

Këto aktivitete, sipas Trump, përfshijnë financimin e masave të karantinës.

“Ende nuk dihet shumë për këtë virus dhe sëmundjen që ai shkakton”, tha Russell Vought, drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë (OMB) para ligjvënësve, sipas USA Today.

“Administrata beson se burimet shtesë Federale janë të nevojshme për të ndërmarrë hapa për t’u përgatitur për një përkeqësim të mundshëm të situatës në Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë paralajmëruar amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të coronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda”, në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve.

Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë”, ka thënë Messonier, shkruante Zëri i Amerikës.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë”, ka thënë tutje ajo.

Ndryshe, sipas shifrave të fundit, numri i rasteve të prekura ka kaluar tashmë 80,000, ndërsa të vdekur janë raportuar mbi 2,600 persona, shumica në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori