Pa nevojë urgjente të mos udhëtohet në rajonet kritike në veri të Italisë, ndërsa udhëtarët të cilët vijnë prej atje do të jenë nën kontroll të përforcuar shëndetësor në vendkalimet kufitare dhe sipas nevojës do të vendosen në izolim në institucion mjekësor. Shteti e ka ngritur nivelin e mbrojtjes dhe parandalimin nga coronavirusi Kovid 19, veçanërisht pas përhapjes së tij në rajonet italiane Lombardia, Veneto dhe Emilija-Romanja ku qëndrojnë rreth 23.000 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Tani për tani, sipas informacioneve të Përfaqësive konsullore diplomatike (PKD) në Itali, nuk ka qytetarë të sëmurë të Maqedonisë së Veriut nga coronavirusi.
Megjithatë, të gjithë udhëtarët të cilët do të vijnë në vend nga rajonet kritike në veri të Italisë, do të intervistohen në mënyrë të detajuar, kontrollohen dhe sipas nevojës edhe të testohen. Do të udhëzohen dhe lëshohen vetëm në disa vendkalime kufitar – Bogorodicë, Bllacë, Deve Bair, Tabanoc dhe Qafëthanë me qëllim që kontrolli të jetë më i koncetruar.
Në vendkalimet kufitare janë përcaktuar hapësira të veçanta ku do të intervistohen të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga destinacionet kritike dhe do të bëhet skrining fillestar i gjendjes së tyre shëndetësore. Në aeroportin e Shkupit, me kamerë termale do të kontrollen të gjithë udhëtarët të cilët arrijnë e jo si deri më tani vetëm ata nga Dubai dhe Stambolli. Me pistoletë pa kontakt për matjen e temperaturës trupore do të bëhet skrining tek udhëtarët të cilët do të arrijnë nga destinacionet e rrezikshme edhe në aeroportin e Ohrit.
Nëse paraqitet nevoja, janë siguruar hapësira për izolim të udhëtarëve të cilët duhet të monitorohen 14 ditë dhe në kohën e parë ato do të jenë reparte infektive në Shtip, Veles dhe Gostivar, të cilët do të sigurohen nga policia.
Është formuar edhe shtab i krizës në Ministrinë e Shëndetësisë që do t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve kompetente. Shtabi i krizës çdo ditë do të mbajë brifingje për informatat më të reja nga terreni.
Përveç apelit të mos udhëtohet në rajonet ku janë regjistruar rastet e Kovid-19, Qeveria sot në seancë do të diskutojë edhe për mbajtjen e të gjitha vizitave në Itali.
Nga MPJ-ja rekomandojnë masa të rritura të kujdesit gjatë udhëtimit në rajonet Lombardia, Veneto dhe Emilija-Romanja, ndërsa më shumë informata qytetarët mund të marrin në travel.mfa.gov.mk , si dhe në Konsullatën e përgjithshme në Venecia në numrin kujdestar të telefonit + 39 389 5837913 ose në postën elektronike venice@mfa.gov.mk
Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët në tërësi t’i respektojnë masat parandaluese sipas të cilave, duhet të vendoset mbrojtje shtesë e ushqimit – të mos konsumohet ushqim nga kafshët e sëmura, të vendoset mbrojtje shtesë gjatë përgatitjes së ushqimit – të shfrytëzohen enë dhe thika të ndryshme për përgatitje dhe prerjen e produkteve të papërpunuara dhe të pastrohen duart pas çdo përgatitje të ushqimit. Gjatë përgatitjes së mishit dhe vezëve duhet të përpunohen mirë në mënyrë termike, të vendoset mbrojtje e veçantë gjatë punës në tregjet e hapura – mbajtje e detyrueshme e pajisjes mbrojtëse, doreza, maska dhe mantilla, derisa të kryhen punën me kafshë ose prodhime me prejardhje shtazore, pas përdorimit të tërë pajisjes të nxirret dhe të pastrohet çdo ditë dhe të ketë kujdes të mbrohet familja nga pajisja e pa pastruar e punës.
Gjithashtu, duhet të mbrohet popullata nga ftohja – të shmanget kontakti i pambrojtur me të sëmurit (duke përfshirë edhe prekje me gojë, hundë dhe sy), si dhe kontakt i pambrojtur me kafshë shtëpiake ose të egra. Detyrimisht dhe shpesh të pastrohen duart – edhe kur nuk janë shumë të pista të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose të shfrytëzohen pastrues për duar i cili përmban alkool, gjatë kollitjes ose teshtimës të mbrohet goja dhe hunda me facoletë ose me dorë, pas përdorimit të facoletës të hidhen në koshe të mbyllura, ndërsa gjatë kollës ose teshtimës, si dhe gjatë kujdesit për të sëmurit detyrimisht të pastrohen duart.
Pas përhapjes së Kovid 19 në Itali ku deri më tani e kanë humbur jetën shtatë persona dhe mbi 220 janë infektuar, masa të jashtëzakonshme për mbrojtje ndërmarrin edhe vende tjera në rajon dhe Evropë.
Në Slloveni është thirr Këshilli për siguri kombëtare, Qeveria greke ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe urdhëroi shtyrje të ekskursioneve të fëmijëve në Itali, ndërsa masa dhe aktivitete për reagim gjatë shfaqjes eventuale të coronavirusit zbatohen edhe në Shqipëri, Kosovës, Serbi, Bullgari dhe Kroaci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Klekovski: Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë ose do të trajtojnë me terapi biologjike ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk funksionojnë
Vrasja mafjoze e 47-vjeçarit me origjinë shqiptare në Greqi, arrestohen dy persona
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës