Sa shkurt është tepër shkurt: Pas sa minutash ejakulimi konsiderohet i parakohshëm?
Sipas hulumtimeve të reja, çdo seks i cili zgjat më pak se tre minuta konsiderohet ejakulim i parakohshëm
Dy punime shkencore, të cilat janë publikuar në The Journal of Sexual Medicine, përfundimisht kanë marrë përkufizim të ejakulimit të parakohshëm, të cilat kanë pësuar mjaft lajthitje dhe moskuptime në qarqet e doktoratave, transmeton Telegrafi.
Shoqëria e Mjekësisë Seksuale ka zbuluar përkufizimin e ejakulimit të përhershëm të parakohshëm, të cilit i ka munguar parametri i ejakulimit të arritur të parakohshëm.
Shoqëria tjetër e Mjekësisë Seksuale ka publikuar tri përkufizime të ndryshme të disfunksionimit seksual te meshkujt:
▪ Ejakulimi i cili ndodh gjithmonë rreth një minutë zgjatjeje të penetrimit vagjinal te përvoja e parë seksuale apo më vonë më së shpeshti zgjat tre minuta ose më pak.
▪ Paaftësia që të shtyhet ejakulimi te të gjithë apo pothuajse te të gjitha penetrimet vagjinale.
▪ Pasoja personale negative të stresit, brenga, frustrimi dhe/ose shmangia e intimitetit seksual.
Dr Chris G. McMahon, nga Sidney, ka theksuar që meshkujve të cilët vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm nuk u nevojiten ilaçe, por edukimi.
Çfarë i brengos më së shumti femrat?
Rreth 1.500 femra, të cilat kanë marrë pjesë në studim, nuk e theksojnë problemin e ejakulimit të parakohshëm si burim frustrimi, por faktin që meshkujt fokusohen tepër në shtyrjen e ejakulimit, andaj injorojnë nevojat seksuale të femrës dhe janë të paaftë që t’i kënaqin.
Me fjalë të tjera, e shohim më të rëndësishme që të shtyhet ejakulimi se sa ai të jetë cilësor.
Studimet gjithashtu hedhin dritë në problemin e meshkujve të cilët teknikisht nuk vuajnë na ejakulimi i parakohshëm.
Ky problem përfshin mungesën e përgjithshme të kontrollit të ejakulimit, aftësitë e zvogëluara që të kontrolloheni në momentin e ejakulimit të drejtpërdrejtë dhe preokupimi me ejakulimin e shkurtër të fshehtë edhe pse ai zgjat më shumë se pesë minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'