LAJMI I FUNDIT:

Anton Quni priti ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

Anton Quni priti ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Në fillim, ambasadori Dinosha uroi Ministrin Quni dhe gjithashtu përcolli urimet e homologut të tij malazez për Ditën e pavarësisë dhe marrjen e detyrës së ministrit të mbrojtjes. Ai në fjalën e tij, përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor.

“Ai shprehu interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë.
Duke i uruar mirëseardhje, Ministri Quni shprehu vlerësimin e lart për bashkëpunimin e deritashëm bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.


Lidhur me çështjen e integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez, Ministri Quni, theksoi se FSK-ja është institucion i të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, racore, gjinore e fetare, dhe se pjesëtarët e komunitetit malazez, sikur edhe pjesëtarët tjerë nga komunitetet tjera jo shumicë, janë të mirëpritur të inkuadrohen në radhët e FSK-së dhe të japin kontributin e tyre në shërbim për të mirën e përbashkët”, thuhet në njoftimin për media.

Në delegacionin pritës të Ministrit Quni ishin shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori